0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A lejohet të emërtohen fëmijët me emra të melaikeve?

Më të lexuarat

Emrat në konceptin islam duhet të jenë të mirë në kuptim. Andaj shikojmë se Profeti ﷺ ia ndërronte sahabëve emrat me kuptim të keq ose të shëmtuar po ashtu edhe emrat që në kuptim mund të conin në vetpëlqim, krenari apo lavdërim para të tjerëve sepse Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Mos i lëvdoni vetet tuaja, Allahu e di mësë miri cilët janë të devotshmit.” (Surja en-Nexhm 32).

Në një hadith profetik nga Ebu Hurejre përcillet se Zejnebeja e kishte emrin Berreh (e mbarë dhe me mirësi), por thanë se ajo me këtë po lavdëron veten, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ e emërtoi Zejnebe. Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.
Sipas një versioni tjetër të Muslimit, kur Profeti ﷺ mori vesh për emrin e saj tha: “Mos lavdëroni vetvetet tuaja. Allahu e di më së miri se kush janë më të mirët në mesin tuaj.” E pyetën: “Si ta emërtojmë?” Ai tha: “Zejnebe”.

Ndërsa për sa i përket emërtimit me emra melekësh disa dijetarë si imam Maliku, Harith ibn Miskini e të tjerë e konsiderojnë të ndaluar ose mekruh (të papëlqyer) duke u argumentuar edhe me hadithin ku thuhet: “Emërtohuni me emra Profetësh por jo me emra melekësh.” Transmetoi Bejhekiu në “Shuabul iman”.

Ndërsa shumë dijetarë të tjerë mendojnë se nuk është mekruh të vendosen emra melekësh, prej tyre medh’hebi Shafi dhe medh’hebi Hanbeli, për vetë arsyen se hadithi mësipërm është i dobët dhe po ashtu emërtimi me emra melekësh nuk futet te hadithet që ndalojnë emërtimet për shkak të vetpëlqimit.

Sidoqoftë për të qenë më sigurtë mendojmë që të zgjidhen emra të tjerë të shumtë me kuptime të mira me të cilat fëmijët do të njihen në shoqërinë ku jetojnë dhe me ato emra do të thirren në Ditën e Gjykimit.

Allahu e di më së miri.

Komisioni i Pyetjeve & Përgjigjeve pranë LHS

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit