12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ku të gjejmë ide të reja?

Më të lexuarat

Nëse jeni pronari apo drejtuesi i një biznesi, apo shpresoni të jeni së shpejti, duam t’ju tregojmë mënyrën si të siguroheni që të jeni gjithmonë “in” në treg, si në aspektin e produktit apo shërbimit që ofroni, ashtu edhe mënyrës së marketingut.

Ku gabojnë drejtuesit?

Ata kryesisht kur vjen fjala për ide të reja, i marrin ose duke pritur për të dhëna nga niveli i shitjeve, ose nga propozimet që mund t’i bëjnë menaxherët e kompanisë. Tregu jep të dhëna me vonesë. Nëse sheh se një produkt i kanë rënë shitjet vjetore me 20%, kjo është një indicie, por me shumë vonesë dhe reagimi rrjedhimisht do të jetë me vonesë. Ndërsa për propozimet e menaxherëve, nuk po themi që drejtuesi nuk duhet t’ju besojë aftësisë së menaxherëve, por as t’ia lërë ekskluzivisht atyre këtë gjë.

Ajo që duhet të bëni, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, 365 ditë të vitit, është të jeni duke kërkuar vetë personalisht ide për produkte të reja dhe për mënyra të reja marketingu.

Ku të kërkoni?

  1. Shihni çdo ditë çfarë ndodh në botë, të rejat e fundit nga industria ku operoni. Vlerësoni dhe diskutojini idetë më të mira inovatore me stafin tuaj, për të parë çfarë mund të funksionojë në kompaninë tuaj.
  2. Jeni të vëmendshëm ndaj problemeve për të cilat njerëzit ankohen. Lexoni komentet që ata bëjnë në rrjetet sociale në lidhje me produktin që ofroni dhe nxirrni mësime prej tyre, për të ndryshuar apo përmirësuar produktin.
  3. Të shohë konkurrentët, por jo më shumë se ç’duhet. Ndonjëherë konkurrentët do të jenë një hap para jush në inovacion, prandaj mund të merrni mësime dhe nga to. Por nuk duhet të lejoni që për faktin se ju jeni një hap para tyre, të mos vazhdoni kërkimin tuaj për ide të reja.

Gjatë gjithë procesit, në çdo rast, kini kujdes të jeni drejtues mendjehapur dhe vizionar. Shpesh, duhet hedhur hapi i parë sot, që të nxirret në treg një produkt i ri pas 2 vitesh apo më vonë. Prandaj duhet vizion dhe kurajo për të marrë vendime sot për të qenë të duhura pas disa vitesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit