1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A lejohet të aplikoj për marrjen e kredisë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Më intereson në lidhje me kredinë qe jep komuna për ta rimëkëmbur ekonominë, a lejohet të aplikoj për marrjen e kredisë me 1% për 5 vite kohë për ta kthyer, në mënyrë që të fillojë një punë?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur nuk e kam të njohur detajisht formën e kredisë që e ofron komuna, por ashtu siç theksuat ju, nëse në këtë kredi ka kamatë qoftë edhe 1% atëherë kjo konsiderohet e ndaluar dhe nuk lejohet që ta marrim. Për kamatën më gjersisht do të bëjmë një sqarim në një temë të posaçme për të. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

05.04.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit