Bashkëshortja ime gjithmonë më thotë: “Ti je burri im, vëllai im, ti je babai im, ti je gjithçka për mua”. A e bëjnë këto fjalë bashkëshorten time haram për mua?
Përgjigje: Këto fjalë nuk e bëjnë bashkëshorten tënde haram për ty, sepse këto fjalë aludojnë në përngjasim me prindërit në mbikëqyrje dhe kujdes. Po edhe nëse themi se nuk e ka pasur për qëllim këtë që cekem më herët, por ka pasur qëllim tjetër, themi se nuk është dhihar, sepse dhihari nuk bëhet prej grave.
Shejh Muhamed ibën Salih El-Uthejmin,Allahu e mëshiroftë!