0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohen duatë gjatë ciklit mujor?

Më të lexuarat

 

Pyetje:

Es-selamu alejkum!

Desha ta di se a e ndryshon lutja kaderin dhe a më lejohet të them dua dhe të bëj lutje [në gjuhën shqipe] nëse jam me cikël mujor në Natën e Kadrit [ose ne dhjetë netët e fundit pasi nuk dihet se në cilën natë bie saktësisht]?

***

Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Në një hadith që e transmeton Tirmidhiu, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk e ndryshon kaderin gjë, përveç duasë dhe nuk shton jetën gjë, përveç bamirësisë.”
Allahu thotë: “Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër);
dhe tek Ai është Libri amëz.” (Err-Rra’d, 39)
Dijetarët këtë hadith dhe këtë ajet si dhe argumente të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e kaderit, i vlerësojnë si argumente që e ndryshojnë njohjen që e kanë melaiket e jo që vet caktimi i Allahut në Levhi Mahfudh ndryshon, pasi për këtë gjë ka argumente të tjera të drejtpërdrejta ku Allahu ka thënë:
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!” (El-Hadid, 22)

Po ashtu i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Janë ngre lapsat dhe janë tharë fletët!”
Pra, caktimi paraprak i Allahut është i përfunduar para krijimit të krijesave, kurse edhe vet duaja dhe ndryshimin që mund ta bëjë ajo është po ashtu e shkruar në Levhi Mahfudh.

Ndërsa sa i përket pyetjes tjetër, po lejohet të recitoj dua dhe sure edhe në origjinal (arabisht) e mos të flasim për në shqip gjatë ciklit menstrual. Për më gjerë rreth kësaj teme shtypeni këtë link:

Si të bësh ibadet kur je me menstruacione në fund të Ramazanit?

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit