10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zbulohet draft-dokumenti i diskutuar në Bruksel për Shqipërinë

Më të lexuarat

Raportimet se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit do të mbahet në muajin qershor, Komisioni Evropian nuk i konfirmoi, por bëri të qartë se Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në procesin e integrimit.

Euronews Albania raporton se ka parë dokumentin që po diskutohet në Bashkimin Evropian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas këtij dokumenti, janë 6 çështje që bien në sy:

Zgjedhjet u organizuan mirë nga administrata zgjedhore në përgjithësi. Palët kishin mjaftueshëm besim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një KQZ e reformuar mbikëqyri procesin në një mënyrë të organizuar dhe transparente.

Mbeti shqetësim keqpërdorimi i resurseve shtetërore në funksion të partisë në pushtet dhe të figurave të tjera publike. OSBE/ODIHR bëri thirrje për çdo rast parregullsie të vihet në vëmendje të KQZ dhe të autoriteteve të tjera kompetente dhe rastet të hetohen siç duhet, duke përfshirë edhe blerjen e votës. Disa raste janë të lidhura me SPAK.

Sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, u arrit një objektiv i rëndësishëm në fund të 2020, me emërimin e 3 gjykatësve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Me 7 anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese rifitoi kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh për seancat plenare, që do të thotë bërjen funksionale, duke plotësuar kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Progres i dallueshëm është bërë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE dhe duke zbatuar planin e veprimit për të përmbushur rekomandimet e task forcës së veprimeve financiare.

Që prej momentit të pikut të aplikimeve në 2017, në vendin anëtar më të prekur nga azilkërkuesit shqiptarë, përpjekjet e Shqipërisë kanë rezultuar në rënie, nga 12130 aplikime në 3005 në vitin 2020.

Për ligjin e medias, autoritetet kanë siguruar se do ta rishikojnë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në përfundim, në tërësi dhe pavarësisht sfidave nga Covid-19, Shqipëria vijoi të tregojë angazhimin e saj dhe të japë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit në Mars 2020. Në veçanti, Shqipëria e ka plotësuar kushtin e mbetur dhe vijon të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që duheshin përmbushur përpara Konferencës Ndërqeveritare, teksa ka vijuar të bëjë progres të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm për t’u përballur me përparësitë e tjera të nënvizuara nga Këshilli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit