-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A keni dëgjuar për ishullin e Maltës?

Më të lexuarat

Një nga rajonet më interesante por të panjohur kur bëhet fjalë për historinë islame është Malta, një ishull i vogël pranë brigjeve italiane të Siçilisë. Malta ishte kryesisht e pabanuar (kishte vetëm një pjesë të vogël fermerësh) dhe kështu vazhdoi derisa muslimanët e morën atë në vitin 870 er, dhe kështu një fluks i madh njerëzish arritën atje.
Ky grup i madh i muslimanëve që shkuan atje ndikoi shumë në kulturën, arkitekturën dhe gjuhën e ishullit. Kur Normanët e Krishterë rimorën Maltën, ata adoptuan shumë zakone arabe dhe mbajtën gjuhën. Po ashtu u dhanë shumë liri banorëve t ë saj muslimanë krahasuar me Spanjollët gjatë fushatave të Inkuzicionit.
Deri në shkeullin e 15 ka pasur një popullsi të konsiderueshme myslimane në Maltë, kur më në fund fanatikët kryqtarë i detyruan muslimanët të shndërroheshin ose të dëboheshin (shumë u konvertuan dhe fshehtas mbetën myslimanë për disa breza).
Ndoshta ndikimi më i dukshëm islamik në atë ishull është gjuha unike Maltese, e cila është ende pothuajse gjysmë arabe. Kur shikoni këtë tabelë orinetuese në Maltë, është e kuptueshme për ata që dinë arabishten se sa ndikim ka lënë gjuha arabe tek ky popull!

/Hoxhë Fatjon Isufi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit