-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A keni dëgjuar për 12 elementet kryesore të ekonomiksit?

Më të lexuarat

SHKENCA E EKONOMIKSIT – studion se si individët, qeveritë, bizneset dhe organizatat e tjera marrin vendime që ndikojnë në caktimin dhe shpërndajren e burimeve të pamjaftueshme.

Shpesh herë na ka rënë rasti të dëgjojmë për termin “ekonomiks”, term i cili për dikë është i njohur, por shumëkush ndoshta nuk e ka pasur drejtë të qartë kuptimin e tij. Në mënyrë të përgjithshme i njohur si shkenca e ekonomisë, “Ekonomiksi” përbëhet nga dymbëdhjetë elementet kryesore. E ato janë:

1. Stimujt janë të rëndësishëm: Ndryshimet në përfitime dhe kosto do të kenë ndikim të parashikueshëm mbi zgjedhjet.

2. Asgjë nuk është falas: Të mirat materiale janë të pakta dhe për këtë ne duhet të bëjmë zgjedhje.

3. Vendimet merren në bazë të ndryshimit marxhinal (duke krahasuar përfitimin dhe koston marxhinale): Nëse duam të përfitojmë maksimumin nga burimet tona, duhet të përzgjedhim atë alternativë për të cilën përfitimet marxhinale tejkalojnë koston marxhinale.

4. Tregtia nxit progresin ekonomik.

5. Kostot e transaksionit janë pengesë për tregtinë.

6. Çmimet i çojnë në ekuilibër zgjedhjet e blerësve dhe shitësve.

7. Fitimet i drejtojnë bizneset drejt aktiviteteve prodhuese që rrisin vlerën e burimeve, ndërsa humbjet i largojnë ato nga aktivitetet e dëmshme që zvogëlojnë vlerën e burimit.

8. Njerëzit fitojnë të ardhura duke u siguruar të tjerëve të mira ose shërbime që ata çmojnë më shumë.

9. Standardet e larta të jetesës sigurohen me anë të prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të cilat njerëzit çmojnë, jo vetëm nga “të pasurit e një pune”.

10. Progresi ekonomik ndodh kryesisht përmes tregtisë, investimeve, metodave më të përparuara të prodhimit dhe sigurimit të shërbimeve dhe institucioneve të shëndosha ekonomike.

11. “Dora e padukshme” e tregut i drejton blerësit dhe shitësit drejt aktiviteteve që rrisin mirëqenien e përgjithshme sociale.

12. Shpeshherë pasojat afatgjata ose efektet dytësore të një veprimi shpërfillen.

EKONOMIA ISLAME

Pjesë nga libri “Ekonomiksi i mendimit praktik”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit