8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“A KE NDONJË SEKRET MES TEJE DHE ALLAHUT”

Më të lexuarat

Vepra e cila shihet, veprat e dukshme, çdo here janë të rrezikuara t’u prishet nijeti i tyre.
Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem për veprat e fsheta, për sekretet mes teje dhe Allahut thotë:
“Kush prej jush ka mundësi të ketë vepra të mira të fshehta (sekrete), me Allahun le t`i bëj.”
Të gjitha veprat e mira me padyshim Allahu xh.sh i shpërblen, mirëpo veprat e fshehta, ato të cilat nuk mund të shihen nga syri i njeriut, shpërblehen ndryshe.
Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem kur flet për veprat e fshehura flet për një shpërblim më madhështor, në një hadith kudsi në lidhje me agjërimin (që është vepër e fsheht) thotë se Allahu xh.sh ka thënë: “Unë e shpërblej atë.”
Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lemna thotë se: Shtatë kategori njerëzish do të jenë të strehuar nën hijen e arshit të Allahut në ditën e kijametit, në atë ditë ku nuk do të ketë hije tjetër përpos kësaj hijeje, dy prej këtyre grupeve do të jenë:
“Njeriu i cili jep sadakë dhe aq shumë e fsheh saqë dora e majtë nuk e di se qka ka dhënë e djathta”
dhe “Ai njeri që e kujton Allahun në vetmi dhe i rrjedhin lotët”.
Resulullahu sal-la Allahu alejhi ue sel-lem një herë i thotë Bilallit r.a: “Cila është ajo vepër që ti mendon që të qon në Xhennetet e Allahut, sepse unë e kam degjuar krismën e nallave tua në Xhennet.”
Bilalli r.a me gjithë modestin e tij thotë:
“Ja Resulallah vepra që mendoj se më shpëton është se saherë që marr abdes fal namaz nafile mbrapa.”
Vlen të ceket se këtë vetëm Bilalli r.a e ka ditur deri në atë moment dhe Allahu xh.sh!

Kur vdiç Ali ibn Husejn r.a, nipi i Aliut r.a, disa ditë pas vdekjes së tij fukaratë e Medines filluan të ankohen se nuk kan për të ngrënë e për të pirë, vetëm kur e lanë këtë dijetar të madh, stërnipin e Profetit sal-la Allahu alejhi ue sel-lem e vërejtën që shpina e tij ishte e vrazhdë dhe e dëmtuar, aty i mblodhën të gjitha mendimet dhe kuptuan se Aliu, nipi i Aliut r.a, djali i Husejnit, me pasurinë e tij i ka mbajtë më shumë se 100 familje prej fukarave në Medine, duke i mbushur thasët me ushqim e të mira dhe i mbante në shpinë derë më derë duke mos e ditur askush se ai po e bënte këtë!
Kjo na mëson të mos i fusim veprat e mira në thes të grisur, duke i reklamuar ato e duke ua humbur atyre nijetin!

Hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit