4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A KE DËGJUAR PËR KËTO PESË GJËRA !

Më të lexuarat

– Pesë gjëra njihen nga pesë tjera:

1. Pemën e njeh nga frytet e saj.

2. Gruan kur burri i saj varfërohet.

3. Shokun gjatë vështirësive.

4. Besimtarin gjatë belave.

5. Bujarin gjatë nevojave.

 – Pesë gjëra i ngritin pesë të tjera:

1. Modestia e ngrit dijetarin.

2. Pasuria e ngrit koprracin.

3. Heshtja e ngrit të metën.

4. Turpi e ngritë moralin.

5. Shakaja e ngrit ngarkesën

 

– Pesë gjëra i fshehin apo i prishin pesë të tjera:

1. Gënjeshtra e fsheh të vërtetën.

2. Pasuria i fsheh të metat.

3. Devotshmëria e prish epshin.

4. Të përfolurit e prish lëmoshën.

5. Nevoja i prish parimet.

 

– Pesë gjëra të çojnë deri në pesë tjera:

1. Syri deri në imoralitet.

2. Lakmia deri në pendim.

3. Bindja deri në kënaqësi.

4. Udhëtimet e shpeshta deri në njohje.

5. Diskutimi deri në zënka.

 

– Pesë gjëra i sjellin pesë të tjera:

1. Istigfari e sjell riskun.

2. Ulja e shikimit e sjell mendjemprehtësinë.

3. Turpi e sjell hajrin.

4. Zemërimi e sjell keqardhjen.

5. Të folurit butë e sjell përfitim e zemrës.

 

– Pesë gjëra i largojnë pesë të tjera:

1. Të folurit butë e largon zemërimin.

2. Kërkimi mbrojtje nga Allahu e largon shejtanin.

3. Përmbajtja e gjuhës e largon gabimin.

4. Duaja i largon problemet, me lejen e Allahut.

5. Të vepruarit me kujdes e largon keqardhjen.

 

– Pesë gjëra të japin lumturinë:

1. Fëmija i respektueshëm.

2. Gruaja e ndershme

3. Shoku i sinqertë.

4 Fqinji besimtar.

5. Dijetari që e kupton fenë thellësisht.

 

– Pesë gjëra bëhen të bukura me pesë të tjera.

1. Shëndeti me jetë të bollshme.

2. Udhëtimi me shoqëri të mirë.

3. Bukuria me moral të mirë.

4. Gjumi me ndërgjegje të pastër.

5. Nata me përmendjen e Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit