1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

A KA RRAHUR PEJGAMBERI NDONJËHERË NDONJË GRUA TË TIJ?

Më të lexuarat

Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të) është shembull për të gjithë besimtarët. Allahu na ka urdhëruar që ta ndjekim praktikën e tij. Thotë Allahu: “Ju keni shembull më të mirë në të Dërguarin e Allahut, për atë që shpreson në shpërblimin e Allahut dhe beson në Ditën e Fundit dhe që e përmend Allahun shumë”. (el Ahzab 21)

 

Ky është shembulli më i mirë. Allahu e ka dërguar atë me Fenë e pastër dhe e ka edukuar në mënyrën më të mirë, thotë Allahu i Lartësuar: “Ti me të vërtetë je në moral të lartë”. (el Kalem 4)

 

Në jetën e tij praktikonte moral të lartë dhe i bëri edhe të tjerët që këtë ta hetojnë. Thotë Pejgamberi: “Jam dërguar që t’i plotësoj vlerat morale”. (Transmeton Maliku në el Muvetta)

Gruaja e tij, Aisha (radijAllahu anha) e cila e ka njohur Pejgamberin më së miri në aspektin e sjelljes, thotë për atë: “Sjellja e tij ishte Kur’ani”. (Transmeton Ahmedi)

Kjo don të thotë se Pejgamberi i ka ndjekur urdhërat e Tij dhe është larguar prej ndalesave që ia ka ndaluar. Pejgamberi ka qenë i pari i cili i ka ndjekur urdhërat e lavdëruara në Kur’an dhe nuk ka ndonjë ndalesë në Kur’an, përveçse Pejgamberi ka qenë i pari që më së shumti është larguar nga ajo.

 

Në jetën e tij asnjëherë nuk ka rrahur grua apo fëmijë!

Ai i cili e ndjek rrugën e tij dhe mendon rreth haditheve që na transmetohen nga ai, qartë mund të shihet se ai ka ndaluar nga rrahja e grave dhe fëmijëve dhe ka tërhequr vërejtjen nga ajo. Thotë gruaja e tij, Aisha: “Pejgamberi asnjëherë nuk ka goditur dikë me dorë, as grua, as rob, përveçse në luftë në rrugë të Allahut. As që është hakmarë ndaj dikujt që i ka bërë padrejtësi, përveç kur janë thyer kufijtë e Allahut, është hakmarë për Allahun”.(Transmeton Muslimi)

Edhe armiqtë e tij të cilët dëshirojnë që ta shtrembërojnë thirrjen e tij dhe t’i ndalin njerëzit nga pasimi i rrugës së tij, nuk kanë mundësi që ta vërtetojnë të kundërtën e asaj që e thamë.

Tani të shohim se çka thonë për Pejgamberin më të afërmit që më së shumti kanë kaluar kohë me atë.

Thotë Safije bint Hujej: “Nuk kam parë dikë me karakter më të mirë sesa Pejgamberi”. (Transmeton Taberani)

Thotë shërbetori  i tij, Enes bin Malik (radijAllahu anhu) i cili e ka shërbyer Pejgamberin dhjetë vite “E kam shërbyer Pejgamberin dhjetë vite, asnjëherë nuk më ka thënë “Uf” e as të më thotë diçka që e kam bërë “Pse e ke bërë?” apo për diçka që nuk e kam bërë “Pse nuk e ke bërë?” Ishte Pejgamberi me moral më të mirë”. (Transmeton Tirmidhi)

Gjithashtu thotë Enesi: “E kam shërbyer Pejgamberin shumë vite dhe asnjëherë nuk më ka sharë, as nuk më ka goditur, as nuk më ka nënçmuar, asnjëherë nuk më ka shikuar me fytyrë të mrolur dhe as që të më urdhëroj diçka e që unë ta vonoj atë dhe si rezultat i kësaj të më kritikojë, kur dikush nga familja e tij do të më kritikonte, ai do ta thërriste dhe do t’i thoshte: “Lëreni atë, ajo që është e caktuar do të ndodhë”. (el Begavij)

 

Nga: Ahmed el Emir

Përktheu: Enis Arifi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit