8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A ka ndonjë lutje të veçantë që të na begatojë Allahu me fëmijë?

Më të lexuarat

Pyetja:

A ka ndonjë lutje të veçantë që duhet drejtuar Allahut, që të na begatojë me fëmijë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Nuk ka lutje të veçantë por ka lutje të përgjithshme që e lut Allahun për të dhënë fëmijë. Prandaj në këtë aspekt duhet pasur parasysh disa gjëra:

E para është se Allahu është Ai që dhuron fëmijë. Dikujt i jep djemë, dikujt i jep vajza, dikujt i jep djemë dhe vajza, dikujt nuk i jep fare, kjo është çështja e sprovës dhe është në bazë të urtësisë së Allahut të Lartësuar. Ne duhet të pajtohemi me caktimin e Allahut dhe të bëjmë durim, por kjo nuk nënkupton të mbesim indiferent karshi masave që mundemi t’i ndërmarrim. Normalisht ka masa mjekësore që i ndërmarrim, të shkojmë tek mjeku, të shohim se pse nuk po kemi fëmijë, cili nga bashkëshortët ka problem, me u kuru problemi, me u trajtu problemi. Sot ka falë Zotit mundësi të shumta teknologjia ka avancuar shumë në këtë aspekt dhe ne duhet ta ndjekim këtë rrugë aq sa kemi mundësi.

Këto janë diçka tjetër, tani do përmend sa i përket shkaqet fetare, masat fetare që mundesh të ndërmarrësh. E para është që të shpeshtosh fjalën “Estagfirullah” (O Zot, më fal!) Fjala “Estagfirullah” është nga fjalët tejet të rëndësishme dhe me ndikim të madh në sjelljen e fëmijëve.

E dyta, të japësh lëmoshë (sadaka) fukarave, të tjerëve në nevojë sado që ke mundësi në emër të asaj që Allahu të begatojë me fëmijë.

Dhe tjetra të bësh dua, i ngrit duart, apo në sexhde kur je në namaz bën dua: “O Allah i madh, më furnizo me pasardhës!”

Sikurse ka thënë Zekerija alejhi selam, ai nuk ka pasur fëmijë dhe e luti Allahun, që Allahu t’i jap fëmijë, tha: Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).” (Merjem: 4-5)

Andaj lute Allahun me këso lutje të përgjithshme: “O Zot, mos më le të vetmuar! Mos më le pa pasardhës! Mos më le pa fëmijë! Mos më le pa trashigimtarë, më furnizo me fëmijë të hajrit,të shëndosh!”.. e kështu me radhë. Këto janë dua dhe lutjet e përgjithshme që kanë mundësi të bëhen në këtë rast.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit