23.7 C
Pristina
Thursday, May 26, 2022

A lejohet në Zvicer të dhurojnë gjak homoseksualet?

Më të lexuarat

Në Zvicër, meshkujt që kanë kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj, që nga viti 1977, kanë qenë të përjashtuar nga dhurimi i gjakut si masë paraprake, veçanërisht pas përhapjes së HIV/AIDS-it, pasi vlerësohet se virusi përhapet tek meshkujt homoseksualë me 10%, në krahasim me 0.3% në mesin e heteroseksualëve (njerëzit që e duan seksin e kundërt).  Kjo masë ka hyrë në fuqi në vitin 1985.

Ndalimi i dhurimit të gjakut për meshkujt homoseksualë daton që nga kriza e SIDA-s në vitet 1980.

Edhe sot, shumica e infeksioneve të reja me virusin HI në Zvicër prekin meshkujt: në vitin 2019 ishte pothuajse 80 për qind e të gjitha infeksioneve të reja të diagnostikuara, sipas një raporti të FOPH.

Në pothuajse gjysmën e këtyre rasteve, seksi me meshkuj të tjerë është përmendur si rrugë e infeksionit (164 diagnoza të reja).

Që nga korriku 2017, burrat homoseksualë në Zvicër mund të dhurojnë gjak nëse nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër për dymbëdhjetë muaj. /Neue Bürcher Zeitung

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit