2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A ka ndikim stresi në shtimin e peshës?

Më të lexuarat

Shpesh dëgjojmë njerëz duke u ankuar se stresi po i ndikon në shtimin e peshës, por sa është e vërtetë kjo?

Metabolizmi mbetet fjala më e dëgjuar kur përmendim peshën. Metabolizmi është numri i kalorive që trupi djeg kur pushon gjatë një periudhe prej 24 orësh. Ka shumë faktorë që ndikojnë metabolizmin, pozitivisht dhe negativisht, dhe në këtë mënyrë sigurisht që ndikon në peshën tonë. Stresi, fizik ose emocional, është një faktor që gjendet kudo në jetën tonë dhe ka një ndikim të madh në metabolizmin dhe peshën tonë. Lexoni më poshtë që të kuptoni sesi stresi ndikon peshën dhe çfarë mund të bëni që të çliroheni nga ai dhe të mbani një metabolizëm të shëndetshëm.

Stresi dhe hormonet

Stresi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë me nivelet tona hormonale. Stresi stimulon prodhimin e adrenalinës, norepinefrinës dhe kortisolit, hormone që prodhohen nga gjëndrat veshkore si përgjigje ndaj stresit. Këto hormone rrisin presionin e gjakut( tensionin), dhe metabolizmin. Përveç këtyre, stimulojnë kthimin e glikogjenit( formë ruajtëse e energjisë) në glukozë dhe gjithashtu rrisin prodhimin e acideve yndyrore. Të dyja këto ndodhin brenda mëlçisë dhe përdoren nga trupi si burim energjie.

Stresi akut kundër atij kronik

Në periudhën afat shkurtët, përgjigja e stresit, është e dobishme dhe është e dizenjuar në mënyrë të atillë që të ndihmojë trupin të “luftojë” me situata stresi afat shkurtër. Gjithsesi, stresi afat gjatë ose kronik kërkon një ” tarifë ” shtesë nga trupi. Glukoza ka nevojë për hormonin insulinë që të lëvizi nga gjaku në qeliza për të gjeneruar energji. Prandaj, rritje në prodhimin e glukozës nga hormonet e stresit kërkojnë të prodhohen sasi më të mëdha insuline. Acidet yndyrore përkeqësojnë ndjeshmërinë e insulinës, e cila kërkon trupin të prodhojë më tepër insulinë që të metabolizojë glukozën aktuale. Përderisa insulina është hormon anabolic që i jep shtysë rritjes, mund të shkaktojë rritje peshe. Nga ana tjetër, rritja e peshës përkeqëson ndjeshmërinë e insulinës dhe përkeqëson problemin

Pak stres pak peshë

Meqenëse nuk e shmangim dot stresin, të gjeturi e mënyrave që t’a lehtësojmë atë është thelbësore në mundin tonë që të mbajmë një peshë të shëndetshme. Shpesh njerëzit  u drejtohen ushqimit si rrugëdalje nga stresi, por në fakt kjo thjesht përkeqëson efektin që stresi ka tek pesha.

Nuk ekziston pilulë çudibërëse për stresin

Ekzistojnë shumë suplemente dietike në treg që deklarojnë se ndihmojnë në humbjen e peshës duke bllokuar prodhimin e hormoneve të stresit. Por këtë mund t’a kundërshtojmë shumë lehtë. Trupi është formuar në mënyrë të atillë që të prodhojë hormone që ndihmojnë në përgjigjen ndaj stresit. Të mos i kemi ato kur nevojiten do të ishte shumë e dëmshme. Nëse këto produkte ndalojnë vërtet hormone si kortisoli, kjo sigurisht që do të kishte pasoja kërcënuese për jetën, pasi ky është një hormon që na duhet për mbijetesë.

Ushtroni që të luftoni stresin dhe të përmirësoni metabolizmin

Pra, për të eliminuar stresin, këshilla më e mirë është të gjeni rrugëdalje të shëndetshme për të. Ushtrimi fizik, jo vetëm është një mënyrë e jashtëzakonshme për të luftuar stresin, por rrit dhe metabolizmin dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës. Dietat e shëndetshme janë një mënyrë tjetër që ndikojnë pozitivisht për stresin. Ndonëse luftimi me stresin nuk është zgjidhja e vetme për gjithë problemet në peshën tonë, ende mbetet një hap i madh në rrugën e duhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit