2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A ka mercenarë të huaj në ushtrinë izraelite?

Më të lexuarat

Brigada Al-Qassam vret shtatë ukrainas në luftimet në Gaza

Brigadat Izz al-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, organizuan një pritë së fundmi që vrau një numër mercenarësh ukrainas që luftonin me ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës.

Rrjeti i mirëinformuar palestinez i lajmeve Quds raporton se Brigada Al-Qassam bëri pritë dhe vrau të paktën shtatë mercenarë ukrainas që luftonin ushtrinë okupuese në lagjen Shujaiya ditët e fundit pasi ata u panë në rrugën Hassanein.

Një video që tregon mercenarë ukrainas në mesin e forcave izraelite në Rripin e Gazës është bërë virale në mediat sociale. Sipas burimeve të Rrjetit Quds, videoja qarkulluese e njësisë mercenare në shkollën Shujaiya u regjistrua në të njëjtën ditë kur ata u sulmuan, pra u likuiduan, nga luftëtarët e Brigadës Al-Qassam.

Një mercenar spanjoll që lufton ushtrinë pushtuese

Gazeta spanjolle El Mundo pak javë më parë zbuloi se ushtria izraelite ka përdorur mercenarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, teksa po bisedonin me mercenarin spanjoll Pedro Diaz Flores.

Flores, i cili luftoi në Ukrainë kundër forcave ruse, tha se tani lufton nën flamurin izraelit dhe paguhet shumë mirë.

Ai shtoi: “Kam ardhur për të marrë para, paguajnë shumë mirë, japin pajisje të mira. Paga është 3900 euro në javë”.

Pedro shpjegoi se së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë, ai ishte caktuar në pozicione drejt Hezbollahut.

Ai gjithashtu zbuloi se ka një sërë kompanish private ushtarake që sjellin mercenarë në Izrael.

Dhe është e paqartë nëse luftojnë thjesht për para apo për kauza, sado të mbrapshtë jenë këto të fundit. Rasti i spanjollit tregon faktorin “para”, por nuk është e qartë kjo për ukrainasit, të cilët të ndodhur nën pushtim i bashkangjiten një ushtrie pushtuese. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit