Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë punën të martën në mëngjes dhe janë ngujuar në njërin prej horizonteve të minierës në Stantërg, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ata kanë ftuar menaxhmentin e kësaj Ndërmarrje për të kërkuar nga ta sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
“Minatorët nuk e kanë të qartë çka ka po ndodhë me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxhmenti për të ardhmen e tyre”, kanë thënë burimet, duke shtuar se komplet menaxhmenti i kësaj ndërmarrje ndodhet në minierë.
Raportohet se ata janë ngujuar në Horizontin e 10-të, rreth 650 metra në thellësi të tokës./kohaislame