8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A ju shqetësojnë vrasjet në masë?

Më të lexuarat

Këtë e dimë: një i ri që kishte vrarë me sukses në shkallë të gjerë shkoi te udhëheqësi i tij shpirtëror me dyshime dhe kleriku i tha se vrasja në masë ishte pjesë e planit të Zotit. I riu vazhdoi të vriste derisa mori pjesë në vrasje masive që morën jetën e 1626 njerëzve – burra, gra dhe fëmijë.

E përsëris: shifra e vdekje të tij nuk ishte 9, 16 ose 22 që përbëjnë lajme kryesore, por 1626 të vrarë dhe trupa të gjymtuar.

A u shqetësojnë gjëra të tilla?

Po sikur të mësonit që ky djalosh quhej Brandon Bryant, dhe ai vriste si pilot droni për llogari të Forcës Ajrore të SHBA, dhe që ai u nderua me një certifikatë për 1626 vrasjet e tij dhe u përgëzua për punën e mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Po sikur të mësonit se udhëheqësi i tij shpirtëror ishte një kapelan i krishterë?

A u shqetësojnë gjëra të tilla?

Po sikur të mësonit se shumica e njerëzve të vrarë nga dronet amerikanë janë civilë? Që kodi i pilotëve “trokitje e dyfishtë” do të thotë që ata dërgojnë një raketë në një dasmë ose në një shtëpi dhe pastaj presin që njerëzit të shkojnë dhe t’i ndihmojnë të plagosurit dhe pastaj dërgojnë një raketë tjetër mbi ta? Që si rezultat i kësaj të plagosurit ulërijnë për orë të tëra deri sa vdesin, ngaqë askush nuk shkon t’i ndihmojë? Që një pilot droni dërgoi një raketë mes një grupi fëmijësh prej të cilëve shpëtuan tre fëmijë, që i njohën trupat e vëllezërve të tyre por që nuk e kishin idenë se prej prindërve të tyre kishin mbetur vetëm copa mishi, dhe për rrjedhojë u thërrisnin këtyre individëve që kishin ikur përgjithmonë?

A është shqetësuese kjo?

Po sikur pretendimi i presidentit Obama se pak ose aspak vdekje civilësh të vërtetohej me raportim të dokumentuar mirë që ishte fals? Po fakti që shumica e viktimave vihen në shënjestër pa ua ditur emrat?

Po sikur një kandidat për president javën e kaluar të deklaronte se mënyra për ta fituar luftën ishte të fillohej me vrasjen e familjeve të tëra, dhe të organizohej një lutje e krishterë publike për fituar votën e qytetarëve të caktuar?

A është shqetësuese kjo?

Po sikur të bëhej publike që policët në SHBA kanë vrarë njerëz në një shkallë më të lartë se pilotët e dronëve? A do dëshironit të shikonit videot e policive me vrasjet e tyre? a do dëshironit video me vrasjet e dronëve? Deri tani ke pasur akses te të parat, por jo tek të dytat.

Po sikur të zbulojmë se vrasjet me armë në San Bernardino janë thuajse rutinë? A do të ishin të gjitha njëlloj tragjike?

Qëllimi im nuk është pakësoj kujdesin për tragjeditë që televizori ju thotë të kujdeseni? Do dëshiroja që secili të kujdesej 1000 herë më shumë, e madje të bëjë diçka për të larguar armët dhe urrejtjen dhe kulturën e dhunën dhe padrejtësinë ekonomike dhe armiqësimin.

Ajo që dua të them është se ka tragjedi të tjera që kalojnë pa u përmendur, përfshi të mëdhatë. Dhe është çmenduri të shfrytëzosh një tragjedi për të nxitur urrejtje ndaj një segmenti të madh të popullsisë njerëzore në tokë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit