4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A je i vetëdijshëm për rrezikun e islamofobisë që fshihet në lojërat digjitale?

Më të lexuarat

A je i vetëdijshëm për rrezikun e islamofobisë që fshihet në lojërat digjitale?

Në studimin e Ministri së Rinisë dhe Sportit të Turqisë me titull “Islamofobia në Lojërat Kompjuterike” bëhet e ditur se është shpallur mobilizim për të zbrazur brendësinë e islamit dhe është filluar drejtimi perceptiv.

Sipas këtyre punimeve duke u normalizuar frika kundër myslimanëve, bëhen përpjekje për të bërë të zakonshme urrejtjen dhe armiqësinë ndaj tyre.

Nëpërmjet televizioneve, kinemasë, kompjuterit, tabletave, telefonave inteligjentë të rinjve u injektohen mesazhe negative nën ndërgjegje.

Kur mesazhet që arrijnë në dimensionin e mos respektit dhe ofendimit, jepen të qarta, ato pengohet nga kultura, tradita dhe vlerat kombëtare dhe morale për tu vendosur në subkoshencë.

Për këtë arsye prodhuesit e këtyre lojërave, mesazhet (pamore, zanore, etj) i japin në mënyrë të paidentifikueshme.

Lojërat digjitale të pajisura me armiqësi (urrejtje) kundër islamit dhe myslimanëve, përdoren si një mjet për të përhapur islamofobinë.

Arsyeja e kësaj është se lojtarët bëhen heronjtë kryesorë në lojërat digjitale dhe marrin një rol aktiv në lojë.

Ky person kur sheh film bëhet dëshmitarë i vrasjes së dikujt që përcaktohet si terrorist. Por kur hyn në rolin e një ushtari ndërkohë që luan lojë digjitale vret personalisht një mysliman që i ofrohet atij si terrorist dhe fiton aq pikë/lekë në varësi të sa myslimanëve ka vrarë.

Në lojërat kompjuterike të përhapura me shpejtësi përjetohet “masakër ndaj myslimanëve” dhe imponohet me nxitje “armiqësia ndaj islamit”.

Ministria në lidhje me çështjen duke vënë në shërbim faqen web www.oyunlardaislamofobi.com jep informacione të gjera në lidhje me islamofobinë.

Me anë të këtij portali synohet që të informohen lojtarët, prindërit dhe të rinjtë që nuk janë në dijeni të drejtimit perceptiv, të shfaqet loja që zbatohet kundër islamit dhe ti mbrojnë ata nga islamofobia.

TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit