I keni parë spotet e këngëtarve të ndryshëm botëror por edhe atyre shqiptar. Përveç tekstit të tyre të pistë ku flasin për drogë e alkool e zina, ato tash i shfaqin pa turp edhe me video. Por realisht ajo çfarë ata këndojnë e promovojnë është krejt tjetër nga ajo çfarë janë.
Ata na këndojnë shumë të lumtur, këndojnë e na shfaqen me shumë para (të cilët janë normalisht fallco), na shfaqen në shtëpi të super luksoze e të shtrenjta, na shfaqen me makinat më të shtrenjta dhe të fundit, por e gjithë kjo është një mashtrim dhe krijim i një iluzioni mbi jetën e tyre.
Disa njerëz në rrjetet sociale kanë shfaqur një këngëtar shqiptar që në spotin e tij voziste një makinë të shtrenjtë, por në realitet ajo ishte e marrë me qira vetëm për spotin. Shumica prej tyre bëjnë një jetë që nuk është për tu pasur lakmi.
Krijimi i pasurisë në mënyrë të shpejtë përmes drogave, alkoolit, hajnive, mashtrimeve e muzikës është një iluzion i lumturisë. Lumturi e vërtetë është kur njeriu jeton ndershëm, promovon të mirën, krijon personalitet të qëndrueshëm, fiton hallall dhe jeton me të, ndërsa kjo që na promovohet si lumturi është e rrejshme./KohaIslame.com/