9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A janë në rregull këto thënie: Unë mundem nëse dëshiroj ose ju mundeni nëse dëshironi?

Më të lexuarat

Pyetje:
Mesazhe të tilla si ky: “Unë mundem nëse dëshiroj; ju mundeni nëse dëshironi”, a kanë ndonjë të keqe?

Përgjigje.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

– Ky mesazh është një e deklaratë e rrezikshme, që bie në kundërshtim me një çështje delikate të shtyllës së besimit në Caktimin e Allahut, e cila është dëshira dhe vullneti i njeriut. Baza e kësaj çështjeje është se njeriu ka dëshirë, zgjedhje dhe vullnet, por kjo dëshirë dhe vullnet  nuk ndodh veçse pas dëshirës dhe vullnetit të Allahut, sepse Allahu është Krijuesi i tij dhe Krijuesi i fuqisë dhe vullnetit të tij.

– Nuk lejohet përdorimi i kësaj fraze në këtë formë, por duhet kufizuar me dëshirën e Allahut, duke thënë në dashtë Allahu, që personi të mos bjerë në ndesh me besimin e saktë  që duhet të ketë në këtë çështje.

– Përveç kësaj, këto fraza dhe koncepte promovohen sot përmes kurseve dhe programeve të trajnimit të ndikuar nga mendimi modern ezoterik, të cilët pretendojnë aftësi mbinatyrore të njeriut. Të tilla mesazhe mund të jenë edhe thirrje për zbatimin Ligjit të Tërheqjes, promotorët e të cilit pretendojnë se një person ka aftësi për të krijuar realitetin e tij dhe për të tërhequr fatin e tij duke ndryshuar mendimet e tij.

Përgjigje Adelina Kucana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit