1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A hyn kjo femër në këtë hadith?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse një femër ka kryer prekje e ledhatime me një mashkull të huaj, a del kjo nga hadithi ku i Dërguari ﷺ thotë: “Nëse femra i falë pesë namazet, e agjëron Ramazanin, e ruan nderin dhe i bindet bashkëshortit të saj, do t’i thuhet (në Ditën e Kiametit): “Hyr në Xhenet, prej cilës portë të tij që dëshiron!”?
(Sahih El-Xhami’)

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Fillimisht dua ta bëj një përmirësim në përkthimin e hadithit, gjegjësisht te pjesa: “…e ruan nderin…”, kuptimi më i saktë i kësaj pjese është: “…e ruan organin gjenital (nga zinaja)…”.

Së dyti: Femrës muslimane nuk i lejohet veçimi me një mashkull të huaj (që i lejohet martesa me të), nuk i lejohet përshëndetja e tij për dore, si dhe bisedat e panevojshme me të. Përndryshe, nëse njëra prej këtyre ndodhin, atëhere kjo femër duhet të pendohet prej një veprimi të tillë.

Së treti: Nuk i lejohet femrës muslimane të mbajë lidhje jashtëmartesore me një mashkull, si dhe nuk i lejohen takimet, biseda me të, pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, dhe këtë vetëm atëherë kur ai mashkulli i propozon fejesë.

Së katërti: I Dërguari ﷺ thotë: “Allahu i ka caktuar birit të Ademit (atij që e kërkon këtë) hise prej zinasë, e cila do ta arrijë atë pa mëdyshje; rrjedhimisht, zinaja e syrit ndodh përmes shikimit (haram), zinaja e gojës ndodh përmes të folurit (haram), nefsit ia ka ëndja atë dhe e dëshiron, përderisa organi gjenital e dëshmon këtë (lloje të zinasë, përmes zinasë reale), apo e përgënjeshtron”. [1] Në një tjetër transmetim qëndron shtojca: “…zinaja e dorës ndodh përmes prekjes (haram), zinaja e këmbës ndodh përmes ecjes (në haram)…”.  [2] Nga ky hadith kuptojmë se prekjet dhe ledhatimet ndërmjet një mashkulli dhe femre, të cilët nuk kanë kurorë, konsiderohet zina e dorës, që është mëkat dhe duhet të pendohen prej tij.

Së pesti: Femra e cila ka pasur prekje dhe ledhatime me një mashkull të huaj, me të cilin nuk ka kurorë, ka bërë një vepër të ndaluar-haram, dhe si e tillë kjo vepër konsiderohet mëkat, që duhet të pendohet prej saj, porse kjo femër nuk del nga kuptimi i hadithit “…e ruan organin gjenital (nga zinaja)…”, përderisa nuk bën zina reale.
Shtoja kësaj edhe pendimin, i cili e fshinë mëkatin, sikurse thotë i Dërguari ﷺ: “Kush pendohet nga mëkati, është sikurse të mos kishte mëkatuar fare”.

Madje edhe ajo femër që ka bërë zina dhe sinqerisht është penduar prej saj, konsideriohet që e ka ruajtur nderin e saj, ngase hadithi përfshinë atë femër e cila bën zina dhe vdes pa u penduar.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë Rasim Haxha

——————————————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi.

[2] Shënon Ahmedi.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit