8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A falet shirku që është bërë nga padituria – Imam Uthejmini (Video)

Më të lexuarat

Pyetje: Një grua që ka jetuar në një shtet të Afrikës, ka vdekur e përderisa ishte gjallë, bënte tavaf rreth varreve dhe flijonte kurbane për ta. por, në atë vend nuk ka pasur dijetarë të Teuhidit (e Sunnetit) që ta këshilloj atë, duke pasur parasysh se ajo nuk e ka ditur një gjë të tillë; a konsiderohet ajo e justifikuar për veprimet e saj dhe a i lejohet fëmijëve e të afërmve të tjerë që të bëjnë dua për të?

Imam Uthejmin: A praktikonte ajo islamin?

Pyetësi: Po

ImamUthjemin: Pra, ajo praktikonte islamin, por ka bërë shirk për të cilin nuk e ka ditur se është i tillë, gjithashtu, nuk e ka këshilluar askush e, edhe nuk ka pasur kush ta këshilloj.

Ajo konsiderohet myslimane. Personit të tillë i falet namazi i xhenazes, varroset në varrezat e myslimanëve dhe fëmijët e saj duhet të luten për të. Themi kështu, ngase ajo ka qenë e paditur, nuk e ka këshilluar askush rreth kësaj çështjeje, nuk e ka ditur gjykimin për veprimet e tilla, nuk ka pasur dijetarë që ta këshillojnë, ndërsa ajo ka praktikuar islamin.

Prandaj, ajo është e paditur. Thotë Allahu تبارك و تعالى :

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً
“Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar të dërguar.” (17:15)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit