2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A është Tarrant terrorist i krishterë?

Më të lexuarat

Fashizmi dhe nazizmi është gjithnjë e më shumë në rritje në Evropë, veçanërisht për shkak të stanjacionit ekonomik. Krahasuar me vendet e tjera demokratike, vendet me më shumë parti raciste që ndajnë pushtetin, sot janë ato perëndimore.

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Terroristi australian Brenton Tarrant, më datën 15 mars 2019, në Zelandën e Re, sulmoi 2 xhami gjatë namazit të xhumasë. Në këtë sulm ranë dëshmorë 50 myslimanë si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Ndërkohë që në Perëndim, me të drejtë, pas sulmeve terroriste nuk u transmetuan pamje të asnjë të vdekuri apo gjurmë gjaku, sulmi i Tarrantit u transmetua drejtpërsëdrejti në median sociale. Momenti i sulmit dhe barbarizmit me të cilin u përballën myslimanët u transmetua në mënyrë të përsëritur u Sulmi në median virtuale.

Një kriminel i rëndomtë, apo një terrorist?

Sa pyetje pa vend, sa e dhimbshme përballë një sulmi të tillë. Por pothuajse të gjithë politikanët dhe media perëndimore, nuk mundi t’i thotë sulm terrorist, që ishte më i përgjakshmi në historinë e Zelandës së Re. Terrorin mund ta përkufizojmë si “një metodë e arritjes së qëllimit politik me mënyrën e planifikimit, përdorimit të forcës dhe dhunës, shtypjes, frikësimit, shkurajimit dhe kërcënimit”. Tarranti nuk mjaftohet me planifikimin prej vitesh dhe masakrimin e njerëzve në transmetim të drejtpërdrejtë, por shkruan edhe një manifest prej 74 faqesh si motiv pse duhet të vriten të gjithë në perëndim me përjashtim të racës së bardhë. Nëse Tarranti nuk është terrorist dhe ajo që bëri ai nuk është sulm terrorist atëherë asgjë tjetër nuk mund të jetë sulm terrorist. Fakti që ai i dinte emrat e të gjitha vendeve, personaliteteve dhe ngjarjeve që kanë qenë kundër islamit dhe turqve në historinë mijëra vjeçare dhe që i kishte shkruar në gjuhët origjinale në armët e përdorura gjatë sulmit, është një provë tjetër spikatëse që tregon se sulmin ai nuk e ka bërë i vetëm, por ka marrë mbështetje shkencore.

Tashmë demokracitë dhe liritë në Perëndim janë më të pambrojtura

Fashizmi dhe nazizmi është gjithnjë e më shumë në rritje në Evropë, veçanërisht për shkak të stanjacionit ekonomik. Krahasuar me vendet e tjera demokratike, vendet me më shumë parti raciste që ndajnë pushtetin, sot janë ato perëndimore. Rritja e influencës së partive raciste në vendet Perëndimore rezulton me uljen edhe më shumë të zërit të palëve pro lirisë, pluralizmit dhe liberalizimit. Këto palë ndjejnë së tepërmi presionin mbi vete. Në pikën e arritur, ndërkohë që rritet kërcënimet për të eliminuar mënyrat e ndryshme të jetesës në Perëndim, ashtu si para Luftës II Botërore, kanë mbetur shumë pak liderë që e shikojnë se po rrethohen gjithnjë e më shumë nga këto kërcënime.

Edhe në rastin e sulmit në Zelandën e Re, ku ranë dëshmorë 50 myslimanë, palët me sensibilitet nga çdo fe, gjuhë dhe racë shprehën reagimin e tyre. Shfaqja e këtyre palëve se janë në solidaritet me myslimanët është shumë e vyer po të mendojmë presionin që përjetojnë ata në vendet e tyre.

Politikanët Perëndimorë, edhe pse qëndruan të heshtur, përpjekja e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern është shumë domethënëse pasi tregon se në Perëndim ka ende liderë që i shohin ngjarjet nga ana njerëzore. Në një mjedis të tillë të pashpresë, në një kohë kur myslimanët në vendin e saj ndjehen pa rrugëdalje dhe të pambrojtur, ishte shumë me vlerë që Ardeni, duke u mbuluar (me shami), vizitoi komunitetin mysliman për t’i shprehur atij ngushëllimet. Në deklaratën që bëri, në cilësinë e përgjigjes ndaj terroristëve racistë të bardhë ajo tha: “Të gjithë ata që nuk kanë lindur në këtë vend, por që kanë zgjedhur të jetojnë këtu janë prej nesh. Kurse ata që kanë bërë këtë masakër të tmerrshme nuk janë prej nesh”. Kurse pyetjes së Trumpit: “A ka ndonjë gjë që mund të bëj?” Arden iu përgjigj në cilësinë e një mësimi: “Tregoni dashuri dhe simpati për të gjitha komunitetet myslimane”.

Terrorizëm i krishterë?

Ndërkohë që politikanët dhe media Perëndimore janë shumë të vullnetshëm për të etiketuar me epitete si: “islamik”, “xhihadist”, “sheriatist” ngjarjet me autor mysliman, nuk pashë të ketë ndonjë deklaratë që thotë “terrorizmi i krishterë”. Por Tarrant, në manifestin e tij bën thirrje për të vrarë të gjithë ata në Perëndim që nuk janë të bardhë. Në sulm dhe manifestin e tij ka shumë referencë ndaj besimit të krishterë. Nëse do të duhej që një sulm të ndërlidhej me një fe, atëherë ka shumë arsye për ta ndërlidhur atë me krishterimin. Mbase këtë mentalitet sulmues, që sa vjen e po rritet në Perëndim, është më e përshtatshme që të cilësohet si terror i kryqëzatave dhe të vlerësohet në kontekstin e mentalitetin e kryqëzatave duke e nxjerrë çështjen nga besimi i krishterë.

Pavarësisht të gjitha këtyre nuk duhet ti qasemi çështjes si Perëndimi. Sepse Perëndimi nuk është mësuesi ynë. Ashtu siç dalim kundër ndërlidhjes që ata u bëjnë veprimeve të dhunës me islamin, ashtu edhe sulmin ndaj myslimanëve nuk mund ta cilësojmë si terror të krishterë. Pasi terrori, cilido qoftë motivi i tij, nëse nuk vendoset distancë ndërmjet terroristëve dhe feve, ideologjive dhe vlerave, të cilat ata i përdorin si motiv, më së shumti u shërben terroristëve. Paqja dhe qetësia nuk mund të arrihen në një botë, ku për veprimet e bëra në të ashtuquajtur emër të islamit akuzohen myslimanët dhe për aktet që bëhen në emër të besimit të krishterë akuzohen të krishterët.

Nga ana tjetër, përmendja e terroristëve bashkë me fetë dhe konceptet themelore për shkak të instrumentalizimit të tyre, mund t’i shërbejnë akoma më shumë terrorit duke rezultuar me eliminimin e traditave, të cilat për shekuj mbrojnë nga radikalizmi lidhjet me besimet fetare.

Ashtu siç kemi folur me mikun tim Berat Ozipek, në periudhat dhe vendet ku islami ka qenë më i përhapur, xhihadi ka pasur më shumë ndikim dhe vendet më shumë qeveriseshin me sheriat, myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë jetonin pranë njëri-tjetrit në mënyrë të pashembullt krahasuar me hapësirat e tjera gjeografike në botë. Për këtë arsye, shembujt më të bukur të pluralizmit, bashkëjetesës së kulturave të ndryshme, mund të vihen re në hapësirën gjeografike osmane të udhëhequr nga myslimanët, mund të shikohen në Andaluzi dhe Indi. Në këto periudha, asnjë mysliman nuk mund të mendonte për një veprim që do të masakronte të gjithë njerëzit e pafajshëm ashtu siç ndodhi më 11 shtator. Ashtu si në rastin e FETO-s nuk mund të imagjinohej goditja e popullit të vet me avionë luftarakë F-16. Të gjitha këto janë veprime të reja, moderne. Bustet e Budës në Tora Bora nuk u shembën kur Afganistani qeverisej me sheriat dhe kur njerëzit i jepnin domethënien e vërtetë xhihadit, por u shkatërruan në periudhën moderne.

Në thelbin e sulmit të Tarrantit qëndron mentaliteti i atyre që bënë 11 Shtatorin dhe 15 Korrikun. Të tre rastet tregojnë pikën se deri ku mund ta çojë njeriun një shpirt i përkushtuar, të cilit i mungojnë parimet, rregullat, vlerat dhe drejtësia ndaj njerëzve të pafajshëm. Sulmi me armë i Tarrantit kundër njerëzve të pafajshëm, apo sulmi i Bin Ladenit me avionë në 11 Shtator dhe ai i FETO me F-16 në 15 Korrik, të gjithë janë pjellë e të njëjtës mendësi.

Nuk duhet të lejohet që terroristët të fshihen pas feve të tyre duke e identifikuar terrorizmin me fetë, pasi kjo do të bënte më të pranueshëm mentalitetin terrorist.

Çfarë duhet bërë? 

Bërja me gjakftohtësi nga Tarranti e një krimi kaq të llahtarshëm dhe transmetimi i tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në tërë botën, padyshim që ka të bëjë edhe me ndikimin e atmosferës në Perëndim; gjuha e përdorur nga media dhe disa politikanë, deklaratat raciste, diskriminuese dhe të urrejtjes. Kjo ngjarje është gjendja konkrete e islamofobisë në rritje në Perëndim dhe pika ku mund të arrijë urrejtja e prodhuar ndaj Erdoganit.

Terroristë si Tarranti, Bin Ladeni dhe FETO le të mundohen të përdorin çfarëdolloj gjëje për të legjitimuar veprimet e tyre, njerëzit e botës me mentalitet të njëjtë duhet të jenë partnerë në luftën kundër tyre (terroristëve).

Shoqëria njerëzore nga e gjithë bota duhet të reagojë së bashku kundër sulmeve terroriste, pavarësisht motive. Bota tashmë është një fshat global. Njerëzit nga çdo gjuhë, fe e opinioni bashkëjetojnë në çdo vend. Mos të lejojmë që njerëzit, që duan të rrëmbejnë paqen, qetësinë dhe liritë në botën tonë, të na mbysin në errësirën e tyre, të çfarëdolloj feje dhe mendimi qofshin ata. Le ta mbarojmë artikullin tonë me një thirrje. Njerëz me bonsens nga e tërë bota, bashkohuni! Pasi është e paevitueshme që të mos na robërojë errësira, e cila po përhapet valë-valë.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit