0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A është përhapur Islami me shpatë ?

Më të lexuarat

Ekziston një akuzë e zakonshme e cila i drejtohet Muslimanve dhe Islamit në përgjithësi: “Arsya e vetme pse Islami është një religjion i përhapur në gjithë botën është sepse është përhapur me shpatë.” Eshtë një shenjë e preferuar e Islamofobëve të cilët paraqiten si analistë dhe historianë të cilët përhapin frikën në lidhje me kërcnimin që Islami përbën për Botën Përendimore. Me këtë temë kaq të nxehtë që shkakton kaq shumë debat, është më se e natyrshme të analizojmë dhe studiojmë këtë temë që më mirë të kuptojmë nëse është valide ose jo.

Egjipti, Siria, Iraku dhe Persia – Pushtimet (Konkuistat) e para
Pas jetës së Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të), ekspanzioni i vërtetë Islam filloi në vitet e hershme të 630tës. Fushatat kundër Perandorive Bizantinëve dhe Sasanide (Persiane) ishin inicuar, të cilat vunë përballë këtë fe të re të Islamit me lufëtarët e vet Arab të shkretirës kundër Perandorive të themeluara dhe të lashta me qendër në Konstantinopojë dhe Ktesifon.

Ebu Beker, kalifi i parë i Islamit, i dha kësaj ushtrie rregulla të cilat do të dukeshin shumë të njejta me standardet e luftës në ditët e sotme:
Ndaluni, o njerëz, që të mund të ju jap dhjetë rregulla për udhëzimin e juaj në fushëbetejë. Mos tradhëtoni ose devijoni nga rruga e drejtë. Kurrëkend mos e shëmtoni, e as për së gjalli mos e mundoni, e as të vdekurin mos e masakroni. Mos i vrani pleqtë, gratë dhe fëmijët. Mos i shkatërroni bereqetet e huaja, mos i thyeni degët e pemëve e as mos i djegni ato, veqanërisht ato që kanë fruta ndërsa nga bagëtia therni vetëm aq sa u është më se e nevojshme për ushqimin tuaj. Në qoftë se hasni në njerëz, të cilët, të tërhequr në vetmit e tyre, i luten Perëndisë, njerëzit e tillë i respektoni dhe i kurseni nga çdo sheqtësim. Ndoshta do të hasni edhe në asi me koka të rruara dhe me gërsheta të gjata, e që nuk jetojnë në manastire; të tillët vetëm i prekni me këllëf të shpatës dhe përmendni emrin e Perëndisë…”¹

Këto rregulla ishin shumë unike dhe inovative për atë kohë. Pak para këtij zgjerimi të Muslimanve, Persianët dhe Bizantinët kishin luftuar për dekada që lanë tokat nga Siria deri te Iraku të shkreta dhe në rrënoja. Ebu Bekri e bëri të qartë që ushtritë Muslimane nuk veprojnë në të njejtat parime si ato dhe kufizojnë luftrat e tyre edhe ndaj ushtrive dhe qeverive të armikut, jo vetëm në përgjithësi për popullësinë civile.

Qëllimi i këtij artikulli nuk është që të gërmojë në taktikat dhe fushëbetejat individuale të këtij zgjerimi në Egjipt, Siri dhe Irak. Mjafton për qëllimet tona të deklarojmë se Siria ishte nën kontrollën e Muslimanve nga viti 638, Egjipti nga 642 dhe Iraku/Persia nga viti 644. Perandoria Bizantine, pasi që kishte humbur bazën religjioze në Siri, gjithashtu bazën komerciale në Egjipt ishte dobësuar shumë. Perandoria Sassanide, në anën tjetër, krejtësisht pushoi së ekzistuari pas pushtimit (konkustës) së Muslimanëve. Politikisht, ishte një fatëkeqësi për këto dy perandori gjigande. Por, të kthehemi në idenë kryesore të këtij artikulli, si u shpërnda Islami si religjion në zonat e pushtuara (shpëtuara) ?

Pa mëdyshje, popullsia e përgjithshme nuk u detyrua të konvertohet në Islam. Bile nëse asgjë, ata ishin inkurajuar të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre si ata kishin jetuar për shekuj. Në shembullin e pushtimit të Jerusalemit, Kalifi në atë kohë, Umer ibn el-Hattab, shkroi në traktatin e dorëzimit me patriarkët e qytetit:
“Ai [Umeri] ka dhënë siguri për veten e tyre dhe pasurinë e tyre, kishat e tyre, kryqat e tyre, të sëmurët dhe të shëndetshmit e qytetit … Kishat e tyre nuk do të mirren dhe popullohen nga Muslimanët dhe nuk do të shkatërrohen … Ata nuk do të konvertohen me forcë.”²
Kisha e Seplukrit të shenjtë në Jerusalem, të cilën Omeri kishte premtuar që t’a mbrojë kur qyteti ra nën kontrollin e Muslimanve

Asnjë perandori ose shtet tjetër i kohës nuk kishte kësi ide për tolerancë fetare. Umeri, duke qenë shoqërues i Profetit (Paqja e Allahut qofshin mbi të), ka vendosur një precedent në këtë traktat në lidhje me trajtimin e popujve të pushtuar (shpëtuar) në ligjin Islam. Tokat e tjera të pushtuara (çliruara), në Egjipt, Siri, Irak dhe Persi kishin të njejtat traktate. Pa marrë parasyshë nëse popujt në tokat e pushtuara ishin Krishterë, Çifut, Saibinë ose Zoroastrianë, ata ishin të lejuar të mbanin traditat e tyre fetare. Nuk ekziston as edhe një shembull i konvertimit me forcë në këto konkuista të hershme.

Dëshmi e mungesës së konvertimit me forcë në këto zona është komuniteti i mbetur Krishterë në këto vende. Për shekuj pas pushtimit Musliman, shumica e popullsisë së këtyre zonave kishin mbetur të Krishterë. Ngadalë, ata filluan të marrin Islamin si fenë e tyre dhe Arabishten si gjuhën e tyre. Sot, përqindjet e mëdha të Krishterëve mbesin në Egjipt (9%), Siri (10%), Lebanon (39%), dhe Irak (3%). Nëse ato pushtimet e hershëme Muslimane (ose edhe sundimtarët e mëvonshëm Muslimanë) do të detyronin konvertimin në ndokëndë, nuk do të kishte bashkësi të Krishtera në këto vende. Ekzistenca e tyre është dëshmi e mospërhapjes së Islamit me shpatë në këto zona.

Afrika Veriore dhe Spanja

Ushtarët dhe udhëheqësit e këtyre pushtimeve të hershme në Egjipt, Siri, Irak dhe Persi ishin nga brezi i parë i Muslimanëve. Shumë prej tyre ishin edhe bashkohësit e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të). Çfarë do të ndodhte, pasi zgjerimi i Muslimanëve vazhdoi edhe në gjeneratat e mëvonshme, pasi që ushtritë Muslimane luftuan Bizantinët mëtej në Perëndim, në Afrikën e Veriut dhe më vonë, në Spanjë?

Shumica e popullsisë së bregdetit të Afrikës Veriore në vitet e 600-ta ishin Berberë. Përderisa Perandoria Bizantine kontrollonte pjesën më të madhe të bregdetit nga Egjipti në Algjeri, populli i këtyre zonave në përgjithësi nuk ishin besnikë të Bizantit të cilët kishin probleme të mëdha duke u përpjekur për të nënshtrojë rajonin. Turbullira politike dhe sociale një shekull më përpara Islamit çoi në një rajon të shkatërruar, i cili ishte ndoshta vetëm një hije e lavdisë së tij të mëparshme si një provincë romake.

Kalifi i par Umajad, Muavija, emëroi një gjeneral, Uqba bin Nafi, për të pushtuar bregdetin në veri të Afrikës nga Bizantinët në vitet e 660-ta. Përsëri, pa hyrë në detajet e taktikave dhe betejave, në kuadër të kursit të disa dekadave, kontrolli Musliman mbi Afrikën e Veriut u forcua.

I njëjti model që ne pamë në jugperëndim të Azisë vazhdoi në Afrikën e Veriut. Konvertimet nuk ishin detyruar në asnjë nga popullsitë vendase. Asnjë raport, qoftë nga burime Muslimane apo jo-Muslimane, përmend konvertim të detyruar të Berberëve. Në të vërtetë, shumë Berberë u konvertuan në Islam mjaft shpejt. Kjo forcoi ushtritë Muslimane, pasi numër i madh i Berberëve të sapo konvertuar do t’i bashkohen ushtrisë përgjatë gjithë kontinentit. Sikur këta Berberë do të kishin qenë të detyruar për tu konvertuar, ata me siguri nuk do ta kishtin pasur zellin dhe entuziazmin për Islamin që bëri që ata të bashkohen me ushtritë dhe të përhapin kontrollin politik Islamik edhe më tej kundër Bizantit.

Pas pushtimit (konkustës) Musliman të Afrikës së Veriut, erdhi një kërkesë që do të të ndryshojë historinë botërore përgjithmonë. Në fillim viteve 700-ta, Gadishulli Iberik (Spanja dhe Portugalia e sotme) ishte nën kontrollin e mbretit Visigot, Roderik. Një njeri fisnik nga Iberia shkoi te guvernatori Musliman i Afrikës së Veriut, duke u ankuar në lidhje me sundimin shtypës dhe tiranik të Roderikut. Fisniku premtoi që do të mbështeste një invazion Muslimane kundër Roderikut me trupat e tij, nëse ata do të ndërhynin.

Pas një shqyrtimi paraprak për të vlerësuar mbështetjen e popullatës lokale për një ndërhyrje të tillë, Gjenerali Musliman Tarik ibn Zijad (që ndoshta mund të ketë qenë vetë Berber), transportoi një ushtri nga Maroku në Iberi në vitin 711. Brenda disa muajsh, ushtria e Tarikut kishte mundur mbretin Roderik dhe kishte hapur vendin për kontroll Musliman. Brenda 3 viteve, i gjithë Gadishulli Iberik ishte nën kontrollin e Muslimanëve. Shumë qytete, pasi kishin dëgjuar për drejtësinë e sundimit Musliman, vullnetarisht hapën dyert e tyre dhe mirëpritën ushtritë Muslimane, që përfundoi në një pushtet që ishte tërësisht i kundërt me sundimin shtypës të Visigotëve.

Shumë dëshmi të dokumentuara kanë mbijetuar nga ky pushtim që vërteton se pushtimi (konkuista) nuk do të thoshte edhe konvertim i detyruar. Në prill të vitit 713, një guvernator Musliman në rajon kishte negociuar një traktat me një fisnik Visigot, që përfshinte dispozita që njerëzit lokalë “nuk do të vriten ose të zihen rob. Ata as nuk do të ndahen nga gratë dhe fëmijët e tyre. Ata nuk do të jenë të detyruar në çështjet e fesë, kishat e tyre nuk do të digjen. “³

Ne e shohim përsëri në shembullin e Spanjës Muslimane (e cila më vonë do të quhej el-Andalus) se vendasit (kryesisht të Krishterë, edhe pse një popullsi e konsiderueshme Hebreje ekzistonte aty gjithashtu) nuk ishin të detyruar të konvertoheshin në Islam. Në fakt, në shekuj e më vonëshëm, pothuajse një shoqëri utopike e tolerancës fetare ka ekzistuar në Andaluzi, në të cilën Muslimanët, Hebrenjtë dhe të Krishterët, të gjithë përjetuan një epokë të artë të kulturës, dijes, dhe filozofisë. Kjo tokë e njohur për tolerancën fetare do të përfundojë shekuj më vonë me ripushtimin e Krishterë i cili në fakt etnikisht i kishte pastruar Muslimanët dhe Çifutët nga tërë gadishulli.

Gjysmë-kontinenti Indian

Sot, dy nga vendet më të populluara Muslimane në botë, Pakistani (e 2ta me shumicë të Muslimanëve) dhe India (e 3ta me shumicë të Muslimanëve), gjenden në nënkontinentin Indian. Islami ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshm në këtë rajon në të gjitha aspektet e jetës. Megjithatë, edhe pas shekujve të sundimit Musliman të perandorive dhe dinastive të ndryshme, Hinduizmi dhe fetë e tjera mbeten si aspekte të rëndësishme të nënkontinentit.

Arsyet për pushtimin mysliman në nënkontinenti ishin të justifikuara nga rregullat e periudhës së atëhershme kohore të luftës. Një anije e mbushur me bijat e tregtarëve Muslimanë që ishin duke tregtuar në Sri Lanka u sulmua nga piratët nga Sindh (atë tani është në Pakistan), të cilët kapën dhe skllavëruan gratë. Duke kërkuar çlirimin e grave dhe dënimin e piratëve, një ekspeditë u dërgua në vitin 710, e udhëhequr nga Muhamed bin Kasim, një Arab nga qyteti i Taifit.

Ekspedita ushtarake e bin Kasim-it në këtë vend të largët u bë i suksesshëm nga disa çështje shumë të rëndësishme sociale në Indi. Sistemi i kastave, e cila ka origjinën nga besimi Hindu, e kishte ndarë shoqërinë në klasa rreptësisht të kontrolluara sociale. Ata në krye kishin jetë të pasur dhe të rehatshme, ndërsa ata në pjesën e poshtme janë parë si kamzhik i shoqërisë. Të përfshirë në këtë ishin Budistët, të cilët në përgjithësi ishin të shtypur nga prijësit Hindu në të gjithë vendin. Me hyrjen e ushtrive Muslimane, të cilat bartnin me vete premtimin e një shoqërie të barabartë, Budistët dhe shumë kasta të ulëta mirëpritën ushtritë Muslimane. Në fakt, Muslimanët e parë me origjinë indiane ishin ndoshta nga kastat më të ulëta, pasi Islami u ofroi atyre një arratisje nga sistemi shtypës social me të cilin ata ishin mësuar ata.

Me pushtimin e Sindhit, Muhamed bin Kasim tregoi se ligji Islam për mbrojtjen e minoriteteve nuk vlente vetëm për të Krishterët dhe Çifutët. Budistëve dhe Hinduve në nënkontint u dha lirinë fetare dhe nuk ishin të detyruar për tu konvertuar. Në një rast, një komunitet Budist u ankua te bin Kasim për frikën së tyre se ushtritë Muslimane do të bënin Islamin obligativ për ta dhe ata do të duhet të largohen nga traditat e paraardhësve të tyre. Bin Kasim zhvilloi një takim me udhëheqësit Budist dhe Hindu të qytetit, dhe u premtoi atyre lirinë fetare dhe u kërkoi atyre që të vazhdojnë jetën e tyre si ata kishin jetuar më parë.

Konkluzionet
Ne tani kthehemi në pyetjen shtruar në fillim të shkrimit: A është përhapur Islami me shpatë? Ndërkohë që njerëz të shumët me axhendat politike dhe fetare shtronin çështjet e tyre ndryshe, shihet si një fakt i qartë dhe i padiskutueshëm se feja e Islamit nuk është përhapur nëpërmjet dhunës, detyrimit, frikës, ose gjakderdhjes. Nuk ekziston asnjë raport apo rast i njerëzve të detyruar të konvertohen në Islam, në asnjë rrethanë. Përdërisa kontrolli politik dhe ushtarak i liderëve Muslimanë në të vërtetë përhapet nëpërmjet luftës mbrojtëse, udhëheqësit Muslimanë dhe gjeneralët në fakt u nisën në rrugën për të mbrojtur të drejtat e grupeve të tjera fetare. Lufta gjithmonë është kryer vetëm kundër qeverive dhe ushtrive me të cilat Muslimanët ishin në luftë. Qytetarët lokal u lanë të qetë. Edhe pse ky artikull jep vetëm shembuj specifik të disa rajoneve, ky trend ka vazhduar gjatë gjithë historisë Islame, duke ndjekur precedentet e Muslimanve të parë.

Është e rëndësishme të theksohet se këto janë disa nga shembujt e parë në historinë e tolerancës fetare. Përdërisa toleranca dhe liria fetare janë parë së pari në qytetërimin “Perëndimor” në Iluminizmin e viteve të 1600ta dhe 1700ta, Muslimanët kanë praktikuar lirinë fetare që nga vitet 600. Argumentet e bëra nga disa “ekspert” politik dhe historik në lidhje me përhapjen e Islam-it me dhunë dhe me luftë në mënyrë të qartë nuk kanë asnjë bazë historike. Në fakt, toleranca fetare Muslimane ka ndikuar në traditën historike të ideve të tilla në tokat ndryshme si në Evropë, Amerikë dhe Indi.
Referencat:

1- Aboul-Enein, H. Yousuf and Zuhur, Sherifa, Islamic Rulings on Warfare, p. 22, Strategic Studies Institute, US Army War College, Diane Publishing Co., Darby PA

2- Kennedy, H. (2007). The Great Arab Conquests: How the Spread of Islam Changed the World We Live In. Philadelphia: Da Capo Press. pg.91

3- Kennedy, H. (2007). The Great Arab Conquests: How the Spread of Islam Changed the World We Live In. Philadelphia: Da Capo Press. pg.315

Burimet:

Aboul-Enein, H. Yousuf and Zuhur, Sherifa, Islamic Rulings on Warfare, p. 22, Strategic Studies Institute, US Army War College, Diane Publishing Co., Darby PA

CIA World Factbook

Kennedy, H. (2007). The Great Arab Conquests: How the Spread of Islam Changed the World We Live In. Philadelphia: Da Capo Press.

Ochsenwald, W., & Fisher, S. (2003). The Middle East: A History. (6th ed.). New York: McGraw-Hill.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit