A është papastërtia e derrit njësoj si papastërtia e qenit
Fukahatë kanë rënë në kundërshtim në lidhje me derrin nëse lëpin në enë: A duhet larë papastërtia e tij (derrit) shtatë herë njësoj si papastërtia e qenit? Apo lahet njësoj si papastërtitë e tjera (jo si e qenit)?
Medh-hebi hanbeli: Fukahatë e medh-hebit hanbeli janë të mendimit se papastërtia e derrit është njësoj si papastërtia e qenit.[1] Argument për të është hadithi i transmetuar nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që nëse qeni lëpin në enë, atëherë të lahet (ena) shtatë herë[2], ku në njërën prej tyre me dhe’ “[3]
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Të parën e tyre (të larjes) me dhe’. “[4]
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ai (derri) është më i keq se qeni.”
Pra, fukahatë e medh-hebit hanbeli nuk bëjnë dallim ndërmjet derrit dhe qenit. Madje ata thonë se derri është më i keq se qeni gjë për të cilën ka ardhur teks në Kuran: “Ai ju ka ndaluar juve vetëm kafshët e ngordhura, gjakun, mishin e derrit dhe mishin e kafshëve të bëra kurban për të tjerë e jo për Allahun.” {El Bekare: 173}
Fjala e imam Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!): Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Më e sakta është se papastërtia e derrit është njësoj si papastërtitë e tjera dhe lahet njësoj si lahen papastërtitë e tjera. {Sherhu el Mumtiu vëll. I.}
Gjithashtu shejhu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Nëse qeni lëpin në enë, atëherë ajo lahet shtatë herë ku e para prej tyre me dhe'[5] ashtu siç transmetohet në hadithin nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Disa prej fukahave i kanë bërë kijas derrit me qenin, porse ky lloj kijasi nuk është i saktë për arsye se në lidhje me derrin Allahu na tregon në Kuranin e ndershëm dhe ai është i njohur. E megjithatë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka gjykuar për atë (derrin) ashtu siç ka bërë me qenin…Papastërtia e tij (derrit) është si çdo papastërti tjetër nëse lëpin në enë.[6]
[1] El Insaf 2/287 dhe El Ikna 1/89
[2] Buhariu në kapitullin “Abdesi” tema “Idha sherrab el kelb fi enai ehadukum” me nr. 172 dhe Muslimi në kapitullin “Et Taharah” me nr. 279
[3] Shih: “El Mexhmu” të El Hejthemi 1/287. Ibën Haxheri ka thënë: Isnadi i këtij hadithi është hasen”
[4] Muslimi në kapitullin “Et Taharah” me nr. 279
[5] Muslimi 279.
[6] “Likaat el bab el meftuh”