Kur’ani është sulmuar në të kaluarën dhe ende sulmohet. Kurejshitët në sulmin e tyre kundër Kur’anit kanë shkuar në dy rrugë a drejtime:
– Rruga e parë : mohimi se ai nuk është prej Zotit, por Muhamedi është autor i tij.
– Rruga e dytë: pranimi I madhështisë së Kur’anit, por duke mohuar atë se si Muhamedi pati fat që ta pranojë prej Zotit.
Sa i përket drejtimit të parë atë e shpien vërseti 66 në kaptinën El-En’am:
“E ka gënjeshtruar Kur’anin populli I juaj, megjithatë ai është I vërtetë”. Kështu vërseti spiegon se Kurejshitët mohojnë Kur’anin që ai të ketë burim qiellor, pra prej Zotit xh.sh. Kur’ani të tillëve iu kërcënohet duke iu thënë se Zoti do t’iu shpërblejë për këtë gënjeshtër, e Muhamedi a.s. nuk është përfaqësues I punëve të tyre dhe se nuk mund t’I pengojë nga gënjeshtrimi I tyre ndaj Kur’anit.
Vërseti tjetër e lufton këtë akuzë të tyre duke thënë:
“A ( e kundërshtojnë Kur’anin dhe ) nuk e studiojnë atë? Sikur të kishte ( Kur’ani burimin ) jo prej Zotit ( sikur që mendojnë ata ) do të kishin gjetur në të kundërthënie e mospajtime të shumta “. ( En-nisa, 82 ).
Ndërsa rruga e dytë të cilën e kanë marrë në sulmin e tyre kundër Kur’anit është ajo se ata pranuan madhështinë e tij, por kundërshtuan që atë ta pranoi Muhamedi a.s. nga Zoti xh.sh. Këtë qëndrim të tyre e spiegon Kur’ani :
“ A në mesin tonë mbi te ka zbirtur Kur’ano ? ( e ne duke qenë prijësit dhe të parët e këtij populli ) “ ( Sad, 8 ).
Zoti xh.sh prapë I qorton ata që shkuan në këtë drejtim dukë iu thënë:
“ Zoti di vendin ( dhe personin ) e merituar për vendosjen e broshures së tij ( e ai është Muhamedi a.s. )” ( El-en’am, 75 ).
“ Zoti zgjedh të dërguar nga engjujt dhe njerëzit” ( El-haxh, 75 ).
Arabët interesoheshin për stil sa më të lartë në letërsi dhe se kjo ishte e vetmja mjeshtëri e tyre. Pasuria e të të menduarit të tyre ishte e kufizuar vetëm në vjreshë prozë e elokuencë. Shejtëria e elokuencës në të shprehur I ka bërë që poemat më të thukta të varen në Qabe që ato të jenë në një vend me putat e tyre te të cilat drejtohen dhe kërkojnë ndihmë. Kjo ishte pozita e elokuencës te Kurjeshitët e Kur’ani erdhi duke iu bërë ballë mu në këtë lëmi.Që në fillim arabët e kanë njohur fuqinë e thellë të Kur’anit në këtë sferë dhe mu për atë qëndruan para tij të nënshtruar dhe të dorëzuar. Ky është Velid bin el-Mugireh, pozita e të cilit njihet në mesin e Kurejshitëve, thotë për Kur’anin kur I ndëgjoi disa vërsete nga kaptina Es-sexhdeh.
Kështu shumë nga kurejshitët kishin të njëjta ndjenja ndaj Kur’anit, por pak nga ta
ishin trima sikur Velidi që ta shprehin atë që kishin në zemrat e tyre.
Librat e historisë dhe të letërsisë transmetojnë me besnikëri një ngjarje, që tregon se si elokuentët më eminentë arabë madhështuan Kur’anin, e në realitet duke mos qenë aderuesit e tij. Personalitetet e këtij tregimi ishin : Ebu Sufjani, Ebu Xhehli dhe Almes bin Sherif. Megjithkëtë ata ofroheshin padiktueshëm të vetmuar afër murit të shtëpisë së Erkamit për të dëgjuar nga vrimat e saj Kur’anin, të cilin e lexonte Muhamedi a.s..Çdokush prej tyre zinte pozitë në një vend të errët që nuk duket prej njerëzve. Ky rast vazhdoi keshtu deri sa një natë u takuan që të tre afër shtëpisë së Erkamit, duke u kthyer në shtëpitë e tyre.
Që të gjithë pyetnin njëri tjetrin se nga vjen. Të çuditur nga kjo askush nuk mundi t’I japë përgjigjjen shokëve të vet dhe secili e akuzonte njëri-tjetrin se po shkon te Muhamedi për të dëgjuar Kur’an. Pastaj pranuan se të gjithë kanë bërë të njëjtin krim. Gjithashtu pranuan rrezikun që mund t’u kanoset për shkak të kësaj vepre të bërë, sepse mund të jetë shkak që të bëhen simpatizues të Muhamedit a.s. e këtë gjë askush prej tyre nuk e dëshiron. Ata u betuan që kështu të mos veprojnë më kurrë dhe u kthyen në shtëpitë e tyre.
Në natën që vijonte çdo njëri prej tyre mendonte se shokët tjerë nuk do të shkojnë për të dëgjuar Kur’anin, atëherë përse nuk shkoj për t’i dëgjuar ato fjalë të ëmbla. Shkoi, por duke mos e ditur se dy shokët tjerë kështu menduan në vete. Kështu shkuan që të gjithë dhe pasi përfundoi Muhamedi a.s. leximin e Kur’anit dëshiroi secili prej tyre që të vërtetojë se vetëm ai ka ardhur. Filloi të sillet rreth shtëpisë së Erkamit. Rastësisht u takuan që të tretë. Kështu u zhvillua një mosmarrëveshje në mes tyre, qortuan njëri-tjetrin dhe çdokush prej tyre pranoi se ka personalitet të dobët. Kshtu më në fund propozoi njëri prej tyre për të ruajtur njëri-tjetrin dhe vetëm në këtë mënyre ndërpren shkuarjen e tyre te Muhamedi a.s. për të dëgjuar Kur’anin.
Por disa nga arabët dëshiruan që t’i bëjnë polemiokë Kur’anit dhe menduan se për këtë kanë mundësi e afërsi. Kur’ani iu bëri thirrje atyre duke iu thënë:
“”thuaju (atyre që mendojnë se Kur’ani është vepër e juaja): sikur bashkohen njerëzit dhe egjinët (njashtu edhe engjujt, por nuk janë përmendur sepse ato nuk kundërshtuan Kur’anin dhe pejgamberllukun e Muhamedit a.s.) që të sjellin një Kur’an të tillë, nuk mund ta sjellin një libër ai edhe po qe se janë përkrahës të njëri-tjetrit” (El-Isra, 88).
Pastaj Kur’ani polemizoi me ta duke thënë: ejani me dhjetë kaptina?
“Por thonë: Ai (Muhamedi) e ka çpikur dhe trilluar atë (Kur’anin). Thuaju: Ejani me dhjetë kaptina të trilluara të ngjashme me të (nëse është e vërtetë ajo që thoni se unë e kam trilluar dhe çpik Kur’anin) dhe thirrni ata që mundeni (të kërkoni ndihmë prej tyre) përveç Zotit, nëse jeni realë (në pretendimin e juaj se unë e kam trilluar Kur’anin).” (Hud 13)
Ata u dobësuan që edhe këtë ta bëjnë, në fund Kur’ani i thirri që ta sjellin vetëm një kaptin:
“Nëse jeni të dyshimtë në atë të cilin e kemi zbritur (gradualisht) mbi robin tonë, Muhamedin a.s. atëherë ejani me një kaptinë sikur ajo (që i përngjan plotësisht) dhe thirrni dëshmitarët e juaj përveç Zotit xh.sh. (për t’iu ndihmuar) nëse jeni të sinqertë (në atë se Kur’ani është vepër e Muhamedit a.s.). Nëse nuk e keni bërë (atë për të cilin jeni urdhëruar që ta sillni) dhe nuk do të mund ta bëni (në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit (duke hequr dorë nga qëndrimi i juaj i habuar ndajKur’anit) që lëndë djegëse për ta janë njerëzit (mohuasit) dhe gurët (si putat të cilët adhuroni). Është përgatitur (zjarri) për mohuesit.” (El Bekare 33).
Ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të vërtetuar se Kur’ani është revelatë hyjësore. Lexo kaptinën Abese:
“Është vrërë (Muhamedi a.s.) në fytyrën e tij dhe është shmangur, për shkak se te ai shkoi një i verbët. Çka u ka bërë të njohur (me gjendjen e tij dersia të shmangeni nga ai), ndoshta ai pastrohet (me mësimin e jauj prej mbeturinave të injorancës) ose i pranon këshillat të cilat i bëjnë dobi. Ndërsa ai që është i knaqur me atë që posedon (dhe nuk ka nevojë për besimin dhe udhëzimin e juaj) ju atij i kundërviheni. Nuk ka asgjë (kurrfarë qortimi) për ju nëse nuk pastrohet (nga rruga e gabuar e besimit ai të cilit iu keni kundërve), ndërsa ai i cili ka ardhur te ju me kërkuar (me seriozitet udhëzimin në rrugën e drejtë) dhe ai duke pas droe (në Zotin dhe udhëzimet e tija) ju atij nuk ia keni kushtuar vëmendjen. Jo, kurrsesi (mos bëni kështu në heart tjera). Vërtetë Kur’ani është këshillues” (Abese 1-13).
Ngjarje kjo, që ka të bëj me një grup njerëzish, të cilët i ka thirrë Muhamedi a.s. ne islam, kur një burrë i verbët, por besimtar, shkon të Pejgamberi a.s. për ta pyetur për disa çështje të paqarta për të. Por Muhamedi a.s. vazhdoi bisedën më atë grup njerëzish, me shpresë se do t’i ofrojë te rrethi islam, duke lënë përkohësisht përgjigjen për pytjen e këtij besimtari të verbët. Kur’ani nuk e pëlqen këtë sjellje të Muhamedit a.s. dhe mu për këtë zbrsin këto versete kur’anore të cilat i lexojnë miliona besimtarë. A thua a mundet me qenë Kur’ani vepër e Muhamedit a.s. dhe si lejoi që ai të qortohet vehtën dhe të bëj këtë qortim Kur’ani që t’a lexojnë njeriëzit? Për ata që nuk mundet me qenë kaptina Abese vepër e Muhamedit a.s. të bëjë këtë vepër të zakonshme, pastaj të kthehet e të qortojë veten me këtë qortim të ashpër dhe në fund të bëjë këtë qortim me Kur’an. Atëherë kur të vërtetohet se kjo pjesë e Kur’anit nuk është prej Muhamedit a.s. vetvetiu kuptohet se i tërë Kur’ani gjithashtu nuk është vepër e tij.
Nuk ështe vetëm kjo pjesë e Kur’anit që ka shkuar në këtë drejtim, por ekzistojnë edhe pjesë tjera të cilat ndoshta janë më të ashpra se kjo kaptinë. Ejani së bashku që t’i lexojmë këto vërsete Kur’anore:
“Zoti ju ka falë juve (gabigmin për arsye se ju iu keni dhënë leje disave që të mos marrin pjesë në luft, duke iu paraqitur juve arsye jot ë vërteta). Për çfarë shkaku i keni lejuar ata (që të mos marrin pjesë në luftë).? (Veprat e juaja duhet me qenë të mbështetura në shkaqe dhe arsye të vërteta dhe të sakta, e në këtë rast është dashur që të heshtni) derisa të dalë ne shesh (çështja e atyre) të cilët ishin të sinqertë (arsyet e tyre) dhe t’i njohish rrenecakët”. (Et-Teube, 43)
“Nuk është e drejt dhe e përshtatshme për pejgamberin a.s. dhe për ata të cilët besojnë, që të kërkojnë falje (prej Zotit) për paganët, edhe nëse janë të afërm, pasi të bëhet e qartë për ata (pejgamberin dhe besimtarët) se me të vërtetë ata janë pronarë të zjarrit (në ditën e gjykimit). (Et-Teube, 113).
“Nuk është e përshtatshme për pejgamberin a.s. me pas rob të luftës derisa t’i luftojë në tokë dhe t’i mposhtë (jobesimtarët) në mënyrë ekstreme. Ju i doni dobitë, e përkohshme dhe të paqëndrueshme të kësaj jete (me marrjen e shpërblimeve nga robët e luftës) ndërsa Zoti pëlqen për ju (mirësitë) e jetës tjetër. Zoti është i lartë dhe i urtë. Sikurse të mos ishte vendimi i Zotit I mëparshëm (që të mos e dënoj askë pa ia bërë më parë me dije se cilat vepra konsiderohen vepra penale dhe të cilat meritojnë dënim) do t’ju kishte goditur dënimi i madh për shkak të marrjes së juaj (shpërblimin nga robët e luftës)” (El Enfal, 67-68).
“Ju i frikësoheni njerëzve, por Zotit është më drejtë që t’i frikësohesh” (El Ahzab, 37)
“Nuk është e lejuar për ju (kurorëzimi) i grave pas (këtyre të nëntave të cilat momentalisht janë të kurorëzuara me ju) dhe (njashtu nuk është e ligjshme për ju) as ndërrimi i këtyre me gra tjera edhe nëse ju çuditë bukurija e tyre” (El Ahzab, 52)
“Përse ndalon (o Pejgamber) atë që ju ka lejuar Zoti? (Keni vepruar kështu vetëm) duke kërkuar kënaqësinë e bashkëshorteve tuaja”. (Et-Tahrim, 1)
Sjellje këto të cilat nuk i ka pranuar Zoti xh.sh prej Muhamedit a.s. dhe zbriti Kur’ani për të qortuar e pastaj për të drejtuar kah e vërteta. Të gjitha këto janë dokumente të qarta se Muhamedi a.s. nuk e ka pretenduar diçka, por me të vërtetë ka qenë i dërgaur i Zotit xh.sh dhe se Kur’ani është revelatë hynjore.
Le ta përmendim edhe një ngjarje tjetër, që vërteton se Kur’ani është prej Zoti xh.sh. Hebrenjët i sugjeruan Kurejshitët që ta pyesin Muhamedin a.s. për tri gjëra: nëse i njeh është pejgamber e përndryshe jo. Ato pytje janë: shpirti, strehuesit e shpellës së Kehfit dhe Dhulkarnejni. Kurejshitët e pyetën Muhamedin a.s. për këto çështje, por ai nuk iu përgjigj. Ai dëshironte që Zoti xh.sh. të shpallë Kur’an për t’iu përgjigjur Kurejshitëve rreth atyre pytjeve dhe që ajo të bëhet sa më shpejt. Mirëpo, Muhamedi a.s. iu tha: Ejani nesër për t’iu përgjigjur rreth atyre pytjeve. Kjo sjellje e Muhamedit a.s. nuk ishte e pëlqyer prej anës së Zotit, sepse ai caktoi kohën për t’iu përgjigjur Kurejshitëve. Mu për këtë sjellje shpallja është vonuar më shumë se dhjetë ditë. Të nesërmen dhe të pasnesërmen erdhën te ai Kurejshitët, por Muhamedi a.s. nuk iu dha përgjigje. Ata filluan të tallen me të dhe thonin se Zoti i tij ka hequr dorë nga ai. Më vonë i zbriti shpallja me përgjigjet e duhura, por duke ia tërhequr vërejtjen që heart tjera të mos e veprojë kështu dhe se lejën e dëshirës e Zotit xh.sh. duhet ta bëj bazë për çdo premtim. Për këtë zbriti Kurani:”Mos thanu për ndonjë gjë (që mendoni ta bëni në të ardhmen): Unë do ta bëoj këtë nesër. (Mos thuani kështu në asnje rast) vetëm (duke thënë): Me lejen e Zoti. Përmende Zotin (dëshirën dhe lejen e Tij) kur të harrosh”. (El Kehf, 23-34)
Nga e tërë ajo që u përmend më lart kuptohet qartazi se Kur’ani ka burim qiellor, e jo sikur që kanë thënë Kurejshitët dhe ata të cilët mendojnë se Kur’anin e ka shkruar Muhamedi a.s.
Përgatiti temën. Prof. Emin Behrami