1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A është ky qëllimi i ofensivës së Ukrainës në Rusi?

Më të lexuarat

Statusi viral i Carl Bildt ofron një përgjigje për pyetjen e vitit

Operacioni ushtarak në të cilin Ukraina pushtoi një pjesë të rajonit të Kurskut tregon aftësinë e saj për të arritur përparime të befasishme.

Është gjithashtu hera e parë që një pjesë e Rusisë është pushtuar nga trupat e huaja që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u treguar rusëve se si lufta e përgjakshme që ata zhvilluan kundër fqinjit të tyre tani po troket në derën e tyre, thuhet në hyrjen e analizës së Foreign Policy (FP), si një nga synimet strategjike ukrainase për ta zhvendosur luftën në Rusi.

Deri kohët e fundit, kishte një sërë diskutimesh në Uashington, Berlin dhe në media për linjat e kuqe të supozuara të Kremlinit që do të shkaktonin Luftën e Tretë Botërore dhe Harmagedonin bërthamor. Një nga ato ishte transferimi i luftës në Rusi nëse sulmohej nga armët perëndimore.

Tani kjo e fundit ka ndodhur. Frika nga një përshkallëzim i pakontrolluar ka bërë që administrata Biden dhe disa nga partnerët e saj perëndimorë të kufizojnë ashpër si llojet e armëve të furnizuara në Ukrainë ashtu edhe gamën e tyre të lejuar. Por një pjesë e operacionit Kursk mund edhe një herë të tregojë gabimin e argumenteve të tilla, thotë FP.

Cilat janë saktësisht qëllimet?

Ndërsa ofensiva vazhdon dhe Kievi mbetet kryesisht i heshtur për ngjarjet, është ende herët të thuhet se cilat synime strategjike shpreson të arrijë Ukraina në Kursk.

Një spekulim që është bërë popullor është se mund të çojë në një fund më të shpejtë të luftës, pasi operacioni i bën të qartë presidentit rus Vladimir Putin se Ukraina ka potencialin për të dëmtuar Rusinë.

Nëse forcat ukrainase janë në gjendje të mbajnë kontrollin mbi territorin e pushtuar rus, kjo mund të forcojë ndikimin e Ukrainës në negociatat e mundshme për t’i dhënë fund luftës. Sulmi i Ukrainës mbi Rusinë tashmë po minon nocionin e përhapur se Putini mund të diktojë kushtet e një armëpushimi.

Kievi duket se po sinjalizon se ky është pikërisht një nga qëllimet e ofensivës. Një këshilltar i paidentifikuar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha për Ëashington Post: “Kjo do të na japë forcën që u nevojitet për të negociuar me Rusinë – kjo është ajo që bëhet fjalë”.

Kjo është në përputhje me sugjerimet e fundit të presidentit Volodymyr Zelensky se Kievi është gati për të negociuar. Në një intervistë me BBC Neës në korrik, ai tha: “Nuk duhen të rimarrë të gjitha territoret me mjete ushtarake. Unë mendoj se kjo mund të arrihet me ndihmën e diplomacisë.”

Tani disa besojnë se pjesët e pushtuara të Rusisë mund të shkëmbehen me Ukrainën e pushtuar. Nnë këtë qasje, ish-kryeministri suedez Carl Bildt shkroi në Platformën X: “A duhet të flasim për idenë e tërheqjes së të dy vendeve brenda kufijve të tyre të njohur?”

 Nëse Kievi duket se po përgatit terrenin për negociata të mundshme, kjo është gjithashtu për shkak të disa faktorëve. Njëra është lodhja në rritje e popullsisë së Ukrainës nga lufta.

Edhe pse shumica e ukrainasve janë në favor të luftimeve derisa të çlirohen të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia që nga viti 2014, numri i atyre që thonë se Ukraina mund të shkëmbejë një pjesë të territorit për paqe po rritet, komentojnë disa media. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit