3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është ky Dexhalli që ka lindur?

Më të lexuarat

Një foshnje e lindur me një sy në mes të ballit të tij nuk pritet të mbijetojë më shumë se disa ditë. Mjekët besojnë se fëmija i sapolindur vuan nga cyclopia – një fenomen i pazakontë mjekësor, emëruar sipas gjigantëve me një sy të mitologjisë greke.
Cyclopia është një nga format më të rralla të defekteve të lindjes dhe shumica e foshnjave me këtë sëmundje nuk mbijetojnë pasi ata shpesh kanë defekte të tjera të rënda, duke përfshirë edhe deformime serioze në zemër, transmeton Telegrafi.

Sipas raporteve nga webfaqja nga Arabia Saudite, slaati.com, mjekët mendojnë se kjo gjë mund të jetë rezultat i një kombinimi të ilaçeve të marra nga nëna ose nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Ai ka lindur në një spital privat në qytetin veri-lindor të El Senbellawein, në Egjipt.

Dr Ahmed Badruddin, i cili është duke mbikëqyrur gjendjen e foshnjës në spital, tha se foshnja ka lindur me deformime të tjera në trupin e tij dhe pritet vetëm për të mbijetuar disa ditë.

Sipas ekspertëve, çrregullimi mund të ndodhë katër herë në 1,000 lindje, por në shumicën e rasteve, shtatzënia nuk shkon deri në fund – dukuri kjo që më së shpeshti është parë tek kafshët.

Këto lajme kontraverse mediat tona i përdorin për të mbajtur faqet e tyre me klikime, thua se janë shumë të interesume për raste të tilla. Edhe mjekët e kanë shpjeguar se nuk ka diçka të veçantë, por zakonisht kjo është deformim e jo që ka diçka për tu shqetësuar! E ne shkuam përtej me talljen, se thua ky është Dexhalli, pasi ai ka vetëm një sy./KohaIslame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit