Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një album në rrjetin e tij në Facebook nga vizita disaditore në Kanada.
Por, në këtë album është edhe një fotografi e papublikuar deri më sot.
Në të, Thaçi ka pozuar si një Mason, duke mbajtur dy duart mbi një tavolinë, në të cilën janë ekspozuar simbole kombëtare të ushtarëve kanadezë, të rënë në luftëra të ndryshme, duke filluar nga Lufta e Parë Botërore.
Thaçi gjatë qëndrimit në Kanada ka takuar edhe homologen e tij, kryeministrin karizmatik të Kanadasë, Justin Trudeau, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.