-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A është e vërtetë se qëndron guri në ajër mbi tokë pa e mbajtur askush në Jerusalem?

Më të lexuarat

Pyetja:

Përshëndetje! E kam një pyetje. A është e vërtetë që një gur rri përmbi tokë pa e mbajtur askush në Jerusalem? Kam dëgjuar se ky gur rri që nga koha kur Muhamedi a.s. e bëri miraxhin.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Është e vërtetë se shumë njerëz mendojnë se ekziston një gur në Kuds (Jerusalem), gjegjësisht në Xhaminë e Aksasë, i cili rri në ajër, i varur pa e mbajtur asgjë. Ky gur emërtohet Guri i Berakut dhe mbi të qëndron kubeja e Xhamisë. E sakta është se ky gur nuk qëndron në hapësirë, por është i ngjitur në një anë me kodrën dhe guri i dalë është pjesë e asaj kodre. Gjendja e këtij guri nuk ka gjë të jashtëzakonshme, por është një gur si çdo gur tjetër. Sido që të jetë, thëniet se ky guri qëndron në hapësirë dhe se melaiket e mbajnë ashtu janë lajme shumë të vjetra që njerëzit i kanë përcjellë para shumë kohe, por shumë dijetarë islamë e kanë sqaruar se këto thënie nuk janë të sakta. Ndër ata dijetarë të cilët e kanë përgënjeshtruar këtë pretendim është komentatori i njohur hanefi, Imam El Alusi, në librin e tij: “Ruhul Meani”, gjatë tefsirit të sures “El Isra”. Gjithashtu edhe Ibën Kajimi në librin: “Nakdul Menkul”. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit