3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është e vërtetë se Isai (alejhi-selam) është ende gjallë në qiellin e tretë? Ai nuk u kryqëzua? Ai do të kthehet në tokë përsëri? A do të kthehet si një profet apo një njeri i thjeshtë?

Më të lexuarat

Pyetje: “A është e vërtetë se Isai (alejhi-selam) është ende gjallë në qiellin e tretë? Ai nuk u kryqëzua? Ai do të kthehet në tokë përsëri? A do të kthehet si një profet apo një njeri i thjeshtë?”

Përgjigje: “Isai alejhi-selam as nuk u gozhdua e as nuk u mbytë, sepse Allahu Te ala thotë:

“Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau.” [en-Nisa 4:157]

Ai u ngritë lartë në qiell, me trup dhe shpirtë.

Allahu Te ala ka thënë:

“Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes.” [en-Nisa 4:158]

Ai do të zbres në fund të kohës si një sundimtar i drejtë për të prishur kryqin, të mbysë derrin dhe të qeveris në pajtim me sheriatin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.6257

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit