-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A është bërë Gaza “ikonë” e njerëzve të lirë të botës?

Më të lexuarat

Dr. Atije Adlan

Nga Universiteti Columbia në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Minesota, Harvard, Teksas dhe universitete të tjera prestigjioze amerikane; Fryjnë erëra të ngarkuara me njerëzim dhe të mbushura me aromën e historisë kur revolucionarët në të gjithë botën perëndimore po shkatërronin së bashku kështjellat e tiranisë dhe kështjellat e priftërisë për të shpallur çlirimin e njeriut dhe paralajmërimin e një epoke të re në të cilën njeriu realizon veten, fiton lirinë e tij dhe gëzon të drejtat e tij. A është kjo ajo që po ndodh një parathënie për riprodhimin e revolucionit që u rrethua – me krahë të butë e të durueshëm – nga një kundërrevolucioni, të cilin e udhëhoqi sionizmi ndërkombëtar? A do të lindë përsëri revolucioni pas tiranisë dhe shoqëruesit e saj, priftëria, të cilët i shkëmbejnë përfitimet mes vete dhe do të shfaqen me veshje të reja false? A do të shënojë historia se Gaza është shkas i revolucionit të ri humanitar? A do të jetë Islami udhërrëfyes dhe orientues në këtë revolucion të ri?

Kokërr shkrepse dhe fuqi zemërimi

Kush e ndjek situatën në Perëndim dhe revolucionin që tërbohet atje në korridoret e mendimit, i bëhet e qartë se ngjarjet në Gaza nuk janë gjë tjetër veçse një kokërr shkrepse që iu afrua një rezervuari zemërimi, i cili ndezet shumë shpejtë. Por natyra e njerëzve është se ata janë të durueshëm dhe bartin shumë barrë mbi supet e tyre, e ruajnë zemërimin dhe më pas e lëshojnë atë në një moment të vetëm si shpërthimet e një vullkani që nuk dërgon asnjë sinjal ose paralajmërim para se të shpërthejë dhe ky rezervuar i akumuluar shpesh herë ndodh të jetë i përzier me komponente të ndryshme dhe pa titull, e kur vjen koha e shpërthimit lind revolucioni duke i shfaqur të gjitha kërkesat dhe pasi stabilizohet edhe ikë dehja e fillimit, i deklaron qartë kërkesat e veta dhe pastaj i sqaron parimet bazë edhe detajet e kërkesave të tyre.

Ngjarjet në Gaza ngacmuan ndjenjën njerëzore të rinjve, natyra e të cilëve ende nuk ishte kontaminuar nga gjykimet e të rriturve dhe kërkuan fjali të gjata e të përpunuara për vlerat njerëzore, të cilat nuk erdhën në hije nga vlerat materialiste që dominojnë mendjet dhe shpirtrat e parisë që i sundojnë këto ngjarje. Këto ngjarje prekin zemrat e ndjeshme, shpirtrat e butë dhe mendjet e gjalla, të cilat e jetojnë iluminizmin me krejt kuptimet e dëlirësisë dhe tolerancës që i  mban ky koncept. Është një narrativë shumë e rëndomtë, spontane edhe me ndikim e cila rrëfen për një luftë imorale, autorët e së cilës duan të përfitojnë duke derdhur gjak të pafajshëm. Kështu edhe ndodhi shpërthimi.

Një mësim mbi racizmin

Gjëja e parë që trondit natyrën e këtyre të rinjve është disponimi racist që qëndron në trurin e shumë akademikëve në këto universitete prestigjioze dhe që ushqehet me kulturën e kalbur të trashëguar. Analistët u befasuan se akademikët në universitetet e mëdha janë racistë deri në palcë duke trashëguar racizmin nga brezat që janë të rrënjosura thellë te staffi akademik.

“Thomas Patterson” thotë: “Më parë, Edward Everett, një profesor në Universitetin e Harvardit dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Angli, pohoi se raca anglo-saksone ishte superiore në një mënyrë të paparë dhe të pashembullt”.

Edhe kolegët e tij nga universitetet tjera ranë dakord me të si George Perkins Marsh, Henry Wadsworth Longfellow, George Bancroft dhe William H. Prescott.

Ata besonin se karakteri kombëtar ishte në thelb një çështje racore, ku liria ishte një veçori e veçantë që dallonte popujt gjermano/anglo-saksone dhe se urtësia hyjnore drejtoi rrugën e përparimit njerëzor drejt perëndimit, drejt Amerikës, aty ku Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të përmbushur planin.

Ja, kryetarët e universiteteve rreshtohen me sionizmin dhe u bëjnë represione studentëve!

A mund të përballojë një mendim i tillë i kalbur rebelimin e mendjes së shëndoshë?!

Padrejtësia sociale dhe tirania kapitaliste

Kur brezi në rritje shikon botën e sunduar nga liberalizmi amerikan, sheh se 20% e popullsisë së botës zotëron 80% të pasurisë së saj, dhe 80% e tyre zotërojnë vetëm 20% të pasurisë së saj dhe kur shikon atë realitet të afërt amerikan, sheh hendekun e madh midis të ardhurave të menaxherëve që skllavërojnë punonjësit për përfitimin e kompanive gjigante dhe midis punonjësve, siç përshkruhet nga Thomas Piketty, duke thënë: “Punonjësi mesatar në Walmart fiton më pak se 25,000 dollarë në vit, ndërsa Michael Duke, presidenti i asaj kompanie, fiton më shumë se 23 milionë dollarë në vitin 2012. Në vitin 2011, Tim Cook mori 378 milionë dollarë nga Apple në formën e pagës, aksioneve dhe përfitimeve të tjera.

Ky numër ishte i barabartë me 6,258 herë më shumë se paga mesatare e një punonjësi në Apple, dhe kjo prirje ekziston kudo në botë, në botën e biznesit.

Kur e sheh ky brez në rritje këtë gjëndje a mund të zgjasë edhe më kapaciteti i tij i durimit? A do mbyllë akoma gjatë sytë?!

Kërcënimet që nxisin revolucione

Nëse brezi e gjen veten përballë një kërcënimi real nga zhdukja e demokracisë që i dha pak dhe i premtoi shumë, kurse sot nuk do mbetet as pak e as shumë nga kjo demokraci, atëherë sipas Alain Touraine: “Si kapitalizmi ashtu edhe shteti kanë shtypë, në bashkimin e tyre të dyshimtë, ata dy aktorë të mëdhenj: solidaritetin social dhe demokracinë edhe atë në mënyrë të dhunshme”. Do të doja që kapitalizmi në versionin e tij të fundit, i lidhur me shtetin, të kishte ngritur statusin e shtetit dhe të kishte ulur barrën e tij, mirëpo ajo që ndodhi është e kundërta tërësisht. Mjafton që Amerika falë këtij sistemi, e ka çuar sot në fatin që “Niall Ferguson” përshkruan në librin e tij “Idhulli”, duke thënë: “Që nga viti 1985 Shtetet e Bashkuara janë shndërruar nga një kreditor (huadhënës) global në debitorin (huamarrësin) më të madh në botë… Duhet pranuar se varësia e Amerikës nga kapitali i huaj është si barazpesha mbi një litar të hollë, i cili gjindet mbi një lartësi të madhe”.

Përveç kësaj, para brezit të ri paraqitet një rrezik i madh, e që është ngritja dhe rritja e valës së ekstremit të djathtë, i cili paralajmëron fundin e botës, dhe i cili ka depërtuar në zorrët e shoqërisë amerikane dhe ka kapur ballin e orientimit politik, deri në atë masë që – sipas Grace Halsall dhe të tjerëve – shtatë presidentë amerikanë flasin me pasion për betejën e Armagedonit, ajo profeci biblike mitike që nxit Perëndimin të kryejë gjenocid!

Në të vërtetë, ajo që shumë njerëz nuk e dinin dhe tani e shohin qartë me sytë e tyre është se Kisha me mendimin e saj represionist nuk u zhduk fare nga skena dhe kjo është ajo që Carl Schmitt vuri në dukje herët në librin e tij “Teologjia Politike”, duke thënë – në kontekstin e përgjigjes së tij ndaj Petersonit – “Kisha e Krishtit nuk është me të vërtetë (e) kësaj bote… por është (në) këtë botë; Kjo do të thotë se merr dhe jep hapësirë.” Prandaj, ndërgjegjja e gjeneratës duhet të përsërisë fjalinë e Alain Touraine: “Ne nuk duam më një demokraci kontribuese dhe nuk mund të jemi të kënaqur me një demokraci deliberative, por kemi nevojë për një demokraci çlirimtare”.

Kurani është duke pritur

Vetëm Kurani është në gjendje të kënaqë urinë e këtij brezi për lirinë e vërtetë, njerëzimin e vërtetë dhe drejtësinë absolute dhe se njerëzimi do ketë një takim me Librin e Zotit dhe do arrihet shumë shpejtë në këtë raund ose së shpejti në raundin vijues. Allahu i jep triumfon punëve të Tija!

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit