0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A ekziton anti-semitizëm në Kuran?

Më të lexuarat

Muzammil H.Siddiki

Anti-semitizëm do të thotë të dënosh dhe të urresh një popull për shkak të racës së tyre Semite. Anti-semitizmi është fanatizëm dhe racizëm. Si gjithë racizmi që është i gabuar dhe i pa vend ai nuk gjen vend në Islam apo në shpalljen islame. Kurani nuk e lejon urrejten kundër çdokujt race, kombësie apo ngjyre. Zoti thotë në Kuran: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (49:13) Për gjatë gjithë historisë së Islamit, myslimanët asnjëherë nuk përdorën pjesë nga Kurani për të justifikuar veprimet e anti-semitizmit. Ndikimet keqadashëse të racizmit, duke përfshirë atë të pastrimin etnik, gjenocidin dhe holokaustin, nga i cili kanë vuajtur hebrenjtë dhe jo hebrenjtë gjatë shekujve të fundit, asnjëherë nuk kanë qenë të bëra nën flamurin e ndonjë pjese nga Kurani. Hebrenjtë ishin mes të konvertuarve më të hershëm të islamit (në Medine) dhe përgjatë periudhës së Mesjetës, hebrenjtë gjetën strehë për të praktikuar fenë tyre nën sundimin islam. ثshtë me të vërtetë zhgënjyese dhe naive të injorosh më shumë se 1400 vjet të historisë si dhe ligjërimin e mësuar mbi Kuranin po ashtu të debatosh se situata aktuale politike në Lindjen e mesme i ka rrënjët e saj në pjesët e Kurani.

Si në gjithë shpalljet e tjera, ajetet e Kuranit duhen lexuar brenda kontekstit të saktë. Kurani nuk është shpallur vetëm për myslimanët, por për gjithë njerëzit, duke përfshirë hebrenjtë dhe të krishterët. Profeti Muhammed a.s. ishte në vijën e profetëve të mëparshëm të Zotit, duke përfshirë Profetët Abraham, Moisiun dhe Jezusin, po ashtu edhe Kurani është në vijën e shpalljeve të mëparshme të shpallura nga Zoti. Kurani nuk e dënon racën semite, por në fakt i akordon hebrenjve një pozitë të veçantë duke u dhënë atyre tradita ndarëse profetike me islamin. Në vend të kësaj Kurani i kritikon këta hebrenj të cilët e braktisën mesazhin autentik të Zotit si dhe qorton ata të cilët përbuzin dhe tallin profetin Muhammed dhe mesazhin e Kuranit. Kriticizmi i tillë është i ngjashëm me kriticizmin e gjetur në shpalljet e tjera ndaj hebrenjve, duke përfshirë edhe biblën hebraike dhe duhet të merret nga gjithë njerëzit si një rikujtues dhe paralajmërues kundra braktisjes dhe humbjes nga mesazhi autentik i Zotit. Një kriticizëm i tillë i veçantë asnjëherë nuk është interpretuar nga dijetarët e Kuranit për nxitje të urrejtjes kundër popullit hebre si dhe nuk duhet të ngatërrohet me anti-semitizmin.

“Shkëputja e një fragmenti nga Kurani jashtë kontekstit të saktë historik dhe tekstual nuk do të jepte një kuptim të saktë të shpalljes fetare”

Kurani flet gjerësisht rreth fëmijëve të Israelit (beni Israelët) si dhe njeh se hebrenjtë (el-jehud) sipas prejardhjes janë pasardhës të profetit Abraham përmes djalit të tij Ishakut dhe nipit Jakob. Ata u zgjodhën nga Zoti për një mision (44:32) dhe Zoti nxori prej tyre shumë profetë dhe u dha atyre atë çka nuk u kishte dhënë shumë të tjerëve (5:20). Ai i ngriti ata mbi kombet e tjera në tokë (2:47, 122) dhe u dha atyre shumë lehtësira.
Pjesët në Kuran të cilat i kritikojnë hebrenjtë fillimisht bien në dy kategori. Së pari, Kurani flet sesi disa bijë të izraelit u larguan nga mesazhi autentik i shpallur atyre. Ata e mohuan Zotin dhe treguan mosmirënjohje për nderet e Zotit mbi ta. Ata humbën Teuratin origjinal si dhe prezantuan fjalët e interpretimet e tyre në librat hyjnorë. Ata u bënë arrogantë dhe pretenduan se ata ishin fëmijët e Zotit si dhe vazhduan të mburreshin për pozicionin e tyre si populli më i zgjedhur i Tij (4:155; 5:13, 18). Ata po ashtu paturpësisht kryenin mëkate, ku rabitë dhe priftërinjtë e tyre nuk i ndaluan nga të vepruarit e kësaj (5:63, 79). Zoti e lartësoi profetin e Tij Jezusin mes atyre, kështu që ai mund tu tregonte atyre disa mrekulli dhe si rrjedhim ti urdhëronte ata drejt udhës së drejtë, por ata e kundërshtuan atë, u përpoqën ta vrisnin dhe madje pretenduan se në të vërtetë ata e kishin vrarë atë megjithëse ata nuk ishin të gjendje për ta bërë këtë (4:157, 158). Zoti iu adresohet beni israelitëve në shumë prej këtyre fragmenteve. Kjo është e rëndësishme, pasi tregon se mesazhi i Kuranit ishe paramenduar për gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe hebrenjtë, po ashtu kriticizmi u drejtohej vetëm kundra një grupi të veçantë njerëzish për veprimet e tyre të veçanta. Ky kriticizëm nuk duhet të ngatërrohet me mallkimin e një populli thjesh për shkak të racës së tyre.

Lloji i dytë i kriticizmit të hebrenjve gjendet në fragmentet që përfshijnë ato që ju i referoheni tek surja Maideh (5:60-64). Këto ajete kritikojnë hebrenjtë dhe të krishterët, të cilët tallnin Profetin Muhamed dhe mesazhin e tij. Ata talleshin dhe bënin lojra me thirrjen e tij për falje, si dhe e kundërshtonin atë edhe kur ai i thërriste ata për të besuar në atë çka Zoti i kishte shpallur atij dhe në atë që ishte shpallur para tij përmes profetëve të tyre. Ata u bënë keqdashës ndaj tij dhe e kundërshtuan atë pasi ai nuk i përkiste beni israelitëve (2:109; 4:54).

Kurani specifikisht vë re se kriticizmi i tillë nuk është i drejtuar kundër gjithë hebrenjve. Edhe kur Kurani i kritikon hebrenjtë, gjithmonë thekson se “mes tyre ka prej atyre…” të cilët janë të devotshëm dhe të drejtë, të cilët urdhërojnë për çka është e drejtë dhe ndalojnë atë që është e gabuar dhe përpiqen të dallohen nga njeri-tjetri në vepra të bamirësisë dhe mirësisë. Kurani thotë se njerëzit e tillë janë të sigurt se çfarëdo të mirë të bëjnë, nuk do tu mohohet atyre dhe ata do të marrin shpërblimin e tyre tek Zoti (3:113-115). Më tej thuhet se, “Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).” (7:159), “Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja. E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: “Do të na bëhet falje”, ndërsa, po tu vijë atyre diç si ajo, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinin mirë se çka në të (libër). Po a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen. Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve. (7:168-170).

Marrja e disa ajeteve nga Kurani jashtë kontekstit të saktë historik dhe tekstual nuk do të japi një kuptim të saktë të shpalljes hyjnore. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Kuranin por gjithashtu edhe për Biblën. Shumë fragmente nga Bibla po ashtu i kritikojnë hebrenjtë. Lexo Biblën hebraike veçanërisht Mikah (kapitulli 3:1-12) dhe Hosea (kapitulli 8:1-14), në të cilën profetët i dënojnë hebrenjtë “ të cilët urrejnë drejtësinë dhe prishin gjithë barazinë” dhe të cilët “ndërtojnë Zion me gjak dhe Jeruzalemin me të shtrembrën”. Këta profetë e mallkuan Israelin si një “enë e padobishme mes kombeve” dhe e bëjnë Jeruzalemin “një pirg shkatërrimesh.” Profeti Ezekiel e quan Israelin, “shtëpinë e rebelave dhe një komb rebel”. (Ezek. Kapitulli 2) Po ashtu tek libri i Deuteronomit (28:16-68), Musa i paralajmëron hebrenjtë se Zoti “do tu dërgojë mallkime, konfuzion dhe mërzitje në gjithë atë që ju ndërmorrët për të bërë, deri sa ju të shkatëroheni dhe të prisheni menjëherë, për shkak të së keqes së veprave tuaja, pasi ju më braktisët mua” (28-20). Në librin e Mateut (23:13-39), Jezusi vazhdimisht i paralajmëron hebrenjtë për hipokrizinë e tyre dhe padrejtësinë dhe i dënon ata për vrasjen e profetëve të mëparshëm. Jezusi thotë, “Ti gjarpër, ti gjak i vampirëve, si do ti shpëtosh dënimit të ferrit?” Më tutje thotë “O Jerusalem, Jerusalem, vret profet dhe gurëzon ata që janë dërguar për ty! Sa shpesh do të kisha grumbulluar fëmijët tuaj së bashku si një pulë që grumbullon zogjtë e vet poshtë krahve të saj, dhe ju nuk do të grumbulloheni! Shihni, shtëpia juaj është e braktisur dhe e shkretuar.”

Në të vërtetë duket e çuditshme, duke u bazuar në këto fragmente, dikujt i duhet të argumentojë se Bibla, profetët hebrenjë dhe Jezusi ishin anti-semitë dhe thërrisnin për shkatërrimin e gjithë hebrenjve si dhe të Israelin aktual. Megjithatë, pjesët dyshuese nga Kurani si anti-semite nuk mbartin asnjë meritë.
Përktheu Klodiana Malushaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit