1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A e meriton zekatin secili që e zgjat dorën?

Më të lexuarat

Përgjigjet shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë):

Secili që zgjat dorën nuk e meriton zekatin, sepse ka njerëz, të cilët e zgjatin dorën duke mos pasur nevojë. Ky lloj njerëzish Ditën e Kijametit do të ringjallen pa copë mishi në fytyrë, Allahu na ruajtë. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush u kërkon njerëzve nga pasuria e tyre, për të shtuar pasurinë e tij, ai është duke kërkuar një gacë zjarri, prandaj kush të dojë, le të kërkojë sa të dojë.” (Muslimi)

Me këtë rast dua t’ua bëj me dije atyre që lypin prej njerëzve me këmbëngulje duke mos pasur nevojë, madje ja bëj me dije secilit që e pranon zekatin duke mos qenë meritor për të, i them: Nëse ti e pranon një zekat, të cilin nuk e meriton, ti në të vërtet je duke u ushqyer me diçka të paligjshme Allahu na ruajtë.

Secili duhet të ketë frikë Allahun. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush tregohet i panevojshëm për të tjerët, Allahu e pasuron, dhe kush kërkon dlirësi, Allahu ia jep atë.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Kushtet e fesë” Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit