18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Cila është dispozita e agjërimit në udhëtim nëse ndjen vështirësi?

Më të lexuarat

Përgjigje: “Nëse në atë agjërim ndien vështirësi jo të madhe, atëherë është mekruh (i urryer) ai agjërim, sepse kur Profeti (alejhi selam) pa një njeri, të cilit i kishin bërë hije dhe të gjithë njerëzit ishin mbledhur rreth tij, pyeti: “Si është puna me këtë?” I thanë: Është duke agjëruar. Ai tha: “Nuk është mirësi agjërimi gjatë udhëtimit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Por nëse ndjen vështirësi të madhe, atëherë e ka uaxhib (detyrë) ta prish agjërimin, sepse kur të Dërguarit të Allahut (alejhi selam) i erdhën disa njerëz dhe iu ankuan se është duke i rënduar agjërimi, ai e prishi agjërimin. Pastaj e lajmëruan se disa vetë nuk e kanë prishur agjërimin, ai tha: “Ata janë mëkatarë, ata janë mëkatarë.” (Muslimi)

Mirëpo ai që nuk ndjen ndonjë vështirësi, më mirë është të agjërojë duke marrë si shembull Profetin (alejhi selam) që agjëronte.

Ebu Derdaja (radijAllahu anhu) ka thënë: “Ishim me Profetin (alejhi selam) në udhëtim gjatë Ramazanit, në një nxehtësi të ashpër. Askush prej nesh nuk agjëronte përveç Profetit (alejhi selam) dhe Abdullah ibn Reuahas.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Kushtet e fesë” Shejkh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit