1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A e llogarisni veten më të mirë se Muhamedi, alejhi selam (?!!!)

Më të lexuarat

ProfetiPse ai i cili ia hap derën e automjetit bashkëshortes së tij, llogaritet i dobët?

Pse ai i cili i’a ofron bashkëshortes së tij ulësen për t’u ulur, llogaritet i dobët?

Pse disa turpërohen nga këto veprime dhe nuk dëshirojnë që t’i shohë dikush, sikur ajo të jetë njollë e burrërisë?

Muhamedi, alejhi selam, ulej në gjunjë ashtu që Aisheja të hipte më lehtë në deve, gjunjët e tij bëheshin si shkallë.

Muhamedi, alejhi selam, i donte bashkëshortet e tij.

Muhamedi, alejhi selam, mbështetej në prehrin e Aishes edhe pse ajo ishte me menstruacione.

Muhamedi, alejhi selam, i puthte bashkëshortet e tij edhe pse ishte agjërueshem.

Aisheja thotë se Muhamedi, alejhi selam, nuk e ka rrahur kurrë asnjërën prej grave të tij.

Muhamedi, alejhi selam, i ushqente gratë e tij.

Muhamedi, alejhi selam, ishte i drejtë me gratë e tij.

Muhamedi, alejhi selam, i merrte gratë e tij në udhëtim.

Muhamedi, alejhi selam, kur sëmurej dikush nga familja e tij, i bënte rukje.

Muhamedi, alejhi selam, konsultohej me gratë e tij.

Muhamedi, alejhi selam, e respektonte familjen e gruas së tij.

Muhamedi, alejhi selam, e llastonte Aishen duke e thirrur “o Aish”.

Muhamedi, alejhi selam, e pritte Aishen ta pinte ujin dhe pastaj kërkonte vendin ku ka vendosur ajo buzët, dhe mu aty vendoste buzët e tij dhe pinte ujë.

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Më pëlqen që njeriu me familjarët e shtëpisë të jetë sikurse fëmiu…

Shumë prej burrave sot kanë përzier kujdestarinë dhe butësinë mes dashurisë e mëshirës ndaj bashkëshortes.

A e llogarisni veten më të mirë se Muhammedi, alejhi selam?!!!

 

Përmblodhi dhe përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit