1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A e kam gjynah që më zë edhe ky Ramazan me një Ramazan borxh?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kam një pyetje për hoxhën.

Dy vite më parë nuk kam agjëruar Ramazanin për arsye se e kam pasur fëmijë 4 muaj në gji dhe nuk kisha mundësi sepse fëmija qante shumë nga uria, kurse Ramazanin e kaluar e kam agjëruar elhamdulilah, mirëpo Ramazani i para dy viteve ende më ka mbetur borxh sepse deri tani e kam pasur fëmijën në gji, edhe pse fëmija u rrit dhe filloi të hajë ushqim gjirin e ka pirë shumë kështu që unë sa herë filloja ta kompensoja Ramaznin, filloja të lodhesha shumë, tepër bile saqë s’kisha fuqi për asgjë.

Kështu që ka mbetur ende një Ramazan borxh.

Ajo që desha ta di është se a e kam gjynah që më zë edhe ky Ramazan me një Ramazan borxh apo t’i paguaj më parë 30 racione ditore ndonjë të varfri që të mos më zërë edhe ky Ramazan me një Ramazan borxh, apo nëse nuk ka asnjë problem që më zë ky Ramazan me një Ramazan borxh atëherë innshaAllah pas kalimit të këtij Ramazani do të filloj ta kompensoj atë Ramazanin e paagjëruar sepse tani edhe fëmija është rritur pak dhe jam pak më e lirë. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ti e ke pasur për obligim ta kompensosh agjërimin e mbetur, që dy vite sikur të kishe agjëruar vetëm edhe vetëm 1 apo 2 ditë në muaj deri më tani e kishe kryer agjërimin.

Mirëpo sido që të jetë, tani ti e ke për obligim të agjërosh këtë muaj të Ramazanit dhe pasi të kalojë ky Ramazan të kompensosh ditët që nuk i ke agjëruar gjatë ramazanit para dy viteve dhe nuk të lejohet ta kompensosh atë me para sepse ti ke mundësi të agjërosh.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit