20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kur fillon udhëtari t’i shfrytëzojë lehtësimet e udhëtimit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse duam të nisemi në një udhëtim dhe drekën e falim në vendin tonë, a lejohet që t’i lidhim namazin e drekës dhe të ikindisë siç është lehtësimi për udhëtarët apo lehtësimi është vetëm për udhëtaret të cilët gjenden në
udhëtim?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve për udhëtarin janë lehtësime të cilat hynë në fuqi nga momenti i fillimit të udhëtimit, por gjithashtu është kusht që ai të lëshoj vendbanimin nga i cili niset për udhëtim, pavarësisht a është ai vendbanim qytet apo fshat. Vërtetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kur nisej në udhëtim duke qenë në qytet, ende pa u nisur e falte namazin e plotë e pa i bashkuar, ndërsa kur fillonte udhëtimin dhe dilte nga Medina, kur arrinte në Dhul Hulejfe (fshat afër Medinës) fillonte shkurtimin. Prandaj nëse njeriu bën nijet të udhëtoj, por ende nuk është nisur dhe nuk ka lëshuar vendbanimin nga i cili fillon udhëtimin nuk lejohet ta shfrytëzojë lehtësimin e shkurtimit dhe bashkimit të namazeve. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit