1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

A E DINI SE STATUJA E LIRISË PARAQET GRUAN MUSLIMANE?!

Më të lexuarat

Në kuadër të debatit të tanishëm i cili po zhvillohet në SHBA për çështjen e refugjatëve nga bota muslimane, do të jetë interesante të hidhet dritë mbi disa fakte më pak të njohura në lidhje me Statujën e Lirisë. Shumë njerëz, ndoshta do të tronditen kur të mësojnë se statuja origjinale paraqet një grua egjiptiane, fermere dhe shtatlartë nga ishulli Rodes.

Njerëzit e bëjnë më shumë të njohur se statuja është e origjinës franceze. Po, ashtu është. Statujën e Lirisë Amerika e ka marrë nga Franca në festimin e përvjetorit të koalicionit të këtyre dy vendeve, të lidhur gjatë Revolucionit Francez. Megjithatë, ky fakt nuk mund ta mohojë origjinën arabo-muslimane të statujës.
E vërteta mbi Statujën e Lirisë
Skulptori francez Frédéric-Auguste Bartholdi, gjeti frymëzim në Egjipt, në vitin 1855, derisa po qëndronte te përmendorja monumentale në Nubian, e ndërtuar për nder të Abu Simbelit, varrin e të cilit e mbrojnë figura gjigande kolosale. Bartholdi ishte fascinuar me arkitekturën e lashtë egjiptiane. Përveç kësaj, ai ishte i magjepsur nga projekti i gërmimit të kanalit në mes të Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq. Në fund e frenoi pasion i tij, duke e drejtuar në inaugurimin e Kanalit të Suezit.
Gjatë ekspozitës botërore të mbajtur në Paris në vitin 1867, Bartholdi u takua me Khedivin, liderin e Egjiptit dhe i propozoi ndërtimin e piramidave të mrekullueshme në formën e një përzierje të trupit të luanit me kokën e gruas. Pastaj vendosi ta bëjë statujën e një gruaje e cila mban veshje egjiptiane dhe qëndron me llambë në hyrje të Kanalit të Suezit. Statuja është 26 metra e lartë, kurse piedestali mbi të cilën qëndron është i gjatë 14 metra. Modeli i mëparshëm i statujës quhej “Egjipti ia mban dritën Azisë.”
Megjithëse marrëveshja me Egjiptin u prish, Bartholdi nuk e humbi shpresën dhe vendosi ta bindë Amerikën që ta pranojë këtë projekt.
Mirëpo, a ishin të emocionuar Amerikanët me këtë propozim dhe me mundësinë e marrjes së një monumenti të ri?
Mbështetja financiare në fillim ishte shumë e dobët. U deshën 15 vjet që statuja të përfundohet dhe të vendoset në afërsi të Parisit, para se Amerikanët ta pranojnë.
Kur në tetor të vitit 1886, më në fund u zbulua, grupi që luftonte për të drejtat e grave u zemërua nga fakti se statuja e madhe do të ngritët në portin e Nju Jorkut dhe do ta paraqesë lirinë në një kohë kur gratë amerikane nuk kanë të drejtë të votojnë.
Vetëm dy gra ishin të pranishme në zbulimin zyrtar të statujës, e cila sot është e njohur si Statuja e Lirisë. Bashkëshortja e Bartholdit dhe vajza 13 vjeçare e Ferdinand de Lessepsit, inxhinier francez, i cili e projektoi Kanalin e Suezit. Burimi: mvslim.com ; Akos.ba
Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit