-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A e dini se kanë tentuar tia vjedhin trupin në varr Profetit Muhamed?! (Lexo ngjarjen)

Më të lexuarat

Historia shënoi disa tentime për ta sulmuar varrin e Pejgamberit a.s. Prej këtyre tentimeve, veçojmë tentimin për ta vjedhur trupin e Pejgamberit a.s., ne vitin 557 h. dhe 1513 m, si dhe përpjekjet për ta shkatërruar ose zbuluar varrin e Pejgamberit a.s., sikurse qe përpjekja e Rinodit ne vitin 578 h.

Gjithashtu edhe Hixhazi ishte kërcënuar dy here për pushtimin e dy xhamive te shenjta nga portugezet ne mes viteve 1510-1513 dhe 1517-1520.

Përpjekja e cila ndodhi ne vitin 1513 m. për vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s., ishte operacioni me i madh, i cili dështoi nga një mrekulli hyjnore. Ajo qe te bën te çuditesh madje edhe ta ulesh kokën nga turpi, është se muslimanet nuk e regjistruan këtë përpjekje dhe dështimin e saj ne historinë e tyre. Këtë përpjekje dhe dështimin e saj e regjistruan vete portugezet, te cilët edhe e organizuan. Ajo ishte argument e dëshmi kundër tyre madje ajo qe është me e mira, se këtë e vërtetuan vete armiqtë. Ne, në vijim, do te shkëpusim disa momente te rëndësishme gjate këtij operacioni:

Komandanti famëkeq Afonso de Alduquer pasi që kishte okupuar bregdetin perëndimor te Indisë kishte vendosur te ndërmerrte një sulm(ofenzivë) ne token e Hixhazit ne përgjithësi,e ne Medinën e ndritshme ne veçanti apo thënë edhe me qarte ne varrin e Pejgamberit, Alejhi selam qe ta nxirrte trupin e tij te pastër ,ta merrte e pastaj t’ia kushtëzonte qeverise se Metalikeve(te cilët sundonin Egjiptin ,Shamin dhe Hixhazin)kthimin e trupit te Pejgamberit a.s me dy kushte:

1- qe kishën e kiametit ne Bejti Lahm (qytet ne Palestine) tua jap atyre dhe ata ta kenë ne prone e ta udhëheqin

2- t’ia lejoje atij qe te sjelle 1 milion evropian vullnetare ne Sudan (e qëllimi i tij ishte i fshehur e dinak sepse ai synonte ndërrimin e rrjedhës se lumit Nil ,qe te derdhet ne detin e kuq e kështu Egjipti do te vdiste nga uria e etja dhe do te dobësohej fuqia e tij ushtarake ,politike e fetare) dhe kështu ia hapin derën Evropës ,qe ta luftoje boten islame meqë Egjipti ishte një pengese e madhe para tyre.

Ndërsa sa i përket strategjisë për ndërmarrjen e këtij sulmi te fëlliqtë ,përmblidhet ne atë qe te realizohet mbizotërim ushtarak ne qytetin Jenbe’. Ky është limani detar me i afërt me Medinën e ndritshme. Dëshmitarët okulare thonë se njeriu nga kulmi i shtëpisë se tij ne Jenbe’ ka mundësi te shoh pjesët e larta te minareve te xhamisë se Pejgamberit a.s),e ne te njëjtën nate ,te organizohet një grup prej 400 kalorësish te veshur me rroba hekuri ne udhëheqjen e Alduquer-it, te cilët me një sulm te fshehte e te shpejte ne Medinën e ndritshme,ku do te arrijnë natën ,do te hyjnë ne xhaminë e Pejgamberit a.s ,ku ne atë kohe ata qe falen janë pak,pastaj hapin varrin ,nxjerrin trupin e pastër ,e marrin me vete ne anijen luftarake me te cilën do ta sulmojnë qytetin Jenbe’e e pastaj fillojnë ndërrimin( e trupit te Pejgamberit a.s me gjerat qe i cekem me pare) për t’i realizuar qëllimet e tyre te dobëta .Kjo ishte skema e ndërmarrjes se ekspeditës ne forme te përgjithshme ndërsa ne vijim do te shkoqisim detajet:

1- Me 7 shkurt 1513,Afonso De Alduquer-i u nis prej Indisë ne krye te një ekspedite detare ,te përberë prej 20 anijeve luftarake,nen komandën e 20 kapitenëve. Ne radhët e tyre numëronin 1700 ushtare portugale dhe 850 ushtare indiane. Kur arritën anijet luftarake ne Saktara(ujdhese ne detin e Indisë),banoret e saj te krishtere i furnizuan me ujë e ushqim ,e pastaj u drejtuan kah Adeni(Jemen) qe ta pushtojnë atë, ne mënyrë qe baza e ardhshme ushtarake te jete (ne gjendje)për ndërmarrje te operacioneve te ardhshme.

2- Dështoi operacioni për pushtimin e Adenit dhe forcat portugale humben një numër te madh te ushtareve ndërsa anijet luftarake u kthye prape ne Saktara,qe ta riradhis ushtrinë si dhe te kërkoj forca shtese nga India.(Ky ishte dështimi i pare ne operacionet ushtarake).

3- Anijet e mëdha luftarake u nisen ne drejtim te Detit te Kuq pasi qe u forcuan e pastaj dogjën portin (limanin detar) te Jemenit, Babul Mendeb, meqë atëbotë, atje nuk kishte ndonjë force detare qe do t’iu kundërvihej. Forcat e veta i zbarkoi ne një ujdhese te vogël përballë tokës se Jemenit. Aty gjeti 4 anije habeshije (etiopase) tregtare dhe gjeti një numër pasagjeresh etiopas te cilëve urdhëroi t’iu priten veshët e hundët e pastaj ashtu te plagosur i zbriti ne toke. Pastaj u drejtua ne te majte, ne drejtim te ujdhesës Kameran, e cila ishte afër tokës se Jemenit qe ta ndërmerrnin operacionin ushtarak.

Muslimanet u njoftuan për këtë agresor Portugal se kishte arritur ne Detin e Kuq, andaj tubuan ushtrinë e tyre ne bregdetin përballë anijeve ushtarake. Meqë muslimanet nuk dinin realitetin e kësaj lufte përveçse atë formale, dërguan nje lajmëtarë ne Mekke qe te merrte forca te nevojshme për ta ruajtur qytetin e Xhiddes, e pastaj udhëheqësit te Misrit-Egjiptit, Sulltanit Kansut El-Gawri, t’ia dërgojnë një shkrese për ta informuar për rastin.

4- Ne ditën e parapare te lëvizjeve për sulm, ne fillim te muajit korrik, anijet luftarake ngritën velat e tyre, ushtria u armatos me shpatat e tyre, ndërsa topat u përgatiten te gjuajnë. Alduquerit i erdhi vërejtja qiellore se anija e tij është bllokuar ne dhera dhe nuk ka lëvizur (ky është dështimi i dyte).

5- Alduqueri vendosi ta vazhdonte operacionin me anijet e mbetura, por ende pa e lëshuar ujdhesën Kemeran, ndodhi mrekullia tjetër hyjnore, ne forme te erës se furishme, e cila frynte nga Hixhazi. Kjo ere shqeu velat e anijeve, pastaj nga fuqia e madhe e saj ndesheshin anijet njëra me tjetrën, keshtuqe nuk patën rrugëdalje tjetër përveçse te kthehen prape ne ujdhese. Alduquerin nuk e pengoi kjo ere qe te organizonte një ekspedite te menjëhershme, por te nesërmen skenari tragjik u përsërite prape; era frynte sikurse ditën e pare, e kështu ngjau gjate tere korrikut ( ky është dështimi i trete, i cili u përsërit disa here).

6- Ne natën e fundit te muajit korrik, derisa Alduqueri ishte mbledhur me kapitenet e tij për te shqyrtuar mënyrën e kryerjes se operacionit ne ditën e nesërme, pa ne qiell, ai dhe kapitenet e tij, një shkëndije prushi-zjarri- dhe flake e cila pa vonuar shume u be një pjese e madhe flake. Filloi te lëvizte ne qiell, pastaj u ndal mbi anijet portugeze, pastaj lëvizi ne drejtim te Habeshit (Etiopisë) dhe u fsheh atje. (Kjo ishte vërejtja e fundit). Këtu u binden Alduqueri, kapitenet dhe ushtria e tij se ata janë duke luftuar Allahun dhe se qëllimet e tyre janë kundër Allahut s.w.t., andaj Allahu ua solli këtë vërejtje se Ai do t’i djege nëse ngulin këmbë ne kufr-pabesim. Alduquerit nuk i mbeti tjetër përveçse t’i nënshtrohet vullnetit te Allahut, keshtuqe nxori urdhra për tu kthyer ne Indi duke tërhequr pas veti humbjet e dështimet.

Këtë mrekulli askush prej muslimaneve nuk e regjistroi ne librat e tyre, por kjo është marre nga raportet portugeze për luftën e tyre ne një libër i cili titullohet: “QUE OSONHO DA INDIA AFONSO DE ALDUQUERE”, faqe 378-379. Me vone kjo mrekulli është përmendur edhe ne dy libra anglez.

 

Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit