1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A e dini se hoteli historik ‘Pera Palas’ i Stambollit u ndërtua për të famshmin ‘Orient Ekspres’?

Më të lexuarat

Hoteli ndodhet në zonën Tepebashë të lagjes Beyoglu, e cila përshkruhet si Evropa e vogël, ku zhvillohen shumë aktivitete kulturore dhe sociale.

A e dini se hoteli historik ‘Pera Palas’ i Stambollit u ndërtua për të famshmin ‘Orient Ekspres’?

Pasagjerët e trenit luksoz Orient Express (Treni Ekspres i Orientit), i cili në vitin 1888 nisej nga Parisi dhe mbërrinte në Stamboll pas një udhëtimi 80 orësh, ishin burokratë, artistë dhe aristokratë të nivelit të lartë. Pasagjerët elitë të trenit donin të qëndronin në hotele cilësore kur të vinin në Stamboll, por në Stamboll nuk kishte një hotel të tillë. Për të mbushur këtë mangësi, ndërtimi i hotelit Pera (Pera Palas) filloi në 1892 dhe përfundoi brenda tre vitesh.

Hoteli ndodhet në zonën Tepebashë të lagjes Beyoglu, e cila përshkruhet si Evropa e vogël, ku zhvillohen shumë aktivitete kulturore dhe sociale. ‘Pera Palas’, një nga ndërtesat më madhështore në Stamboll dhe hoteli i parë i Turqisë në standardet evropiane, u hap në vitin 1895 me një ballo të veçantë. Hoteli është gjithashtu vendi ku sigurohej energji elektrike përveç pallateve osmane në Stamboll. Gjithashtu ishte pallati i parë që kishte ashensorin e parë elektrik dhe ujë të ngrohtë.

Duke qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme në Stamboll që nga Lufta e Parë Botërore, ‘Pera Palas’ është një pikë referimi shumë e rëndësishme jo vetëm në Turqi, por edhe në platformat ndërkombëtare.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit