Hoxha i nderuar Bekir Halimi ka postuar një thënje si motivim për politikanin i cili mund të fiton shumë Sevape (shpërblime te Allahu) nëse ndihmon popullin:
Është e vërtetë se Politikani mbushet me gjynahe kur bën zullum dhe dëme tjerëve por edhe ka gjasa me fitu shumë sevape (ma shumë se ai që ri non stop në Xhami)
Si?
Pejgamberi ( ﷺ ) thotë: Kush i ndihmon një Myslimani ka më shumë shpërblime se të falë namaz nafile 2 muaj në Xhaminë time në Medine! Politikani ndoshta s’mundet të falë Namazin me xhemat se është në punë dhe ka shumë obligime por ja Allahu ja ka çel një derë të madhe për fitim të sevapeve me çdo shërbim që ia bën qytetarit që pret të shërbehen prej tij. Pra o Politikan ndihmoje Popullin se shumë shpërblime te Allahu të presin, jo rastësisht është që i pari që hyn nën hijen e Arshit të Allahut ditën që ska hije tjetër është Kryetari (politikani) i drejtë!
– Hoxhë Bekir Halimi