-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A e dini që mund të sëmureni nga kjo

Më të lexuarat

Shqetësoheni që jeni me stres edhe mund të sëmureni. Respektivisht, nëse shqetësoheni nga diçka ajo edhe mund t’ju ndodhë, është teza kryesore e studimit i cili pohon që stresi mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër për madje 50 për qind.

Edhe nga vetë mendimi që jeni nën stres mund të sëmureni seriozisht, zbulon studimi i publikuar në revistën “European Heart Journal”. Perceptimi më i lartë për stresin gati dyfishon rrezikun nga sulmi në zemër, thekson hulumtimi në të cilin për herë të parë është zbuluar lidhja në mes sëmundjeve të zemrës dhe mendimit personal të njerëzve për atë se si ndikon stresi në shëndetin e tyre.

Hulumtimi ndërkombëtar sugjeron që mjekët duhet ta marrin parasysh raportin e pacientit dhe perspektiven ndaj stresit kur pacienti ankohet për stres. Kjo po ashtu do të nënkuptonte që reduktimi i stresit do të ndihmonte pacientët për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtimi ka përcjellë më shumë se 7.000 zyrtarë shtetëror në periudhën prej 18 viteve, ndërsa pjesëmarrësit të moshës mesatare prej 49,5 viteve janë pyetur se deri në cilën masë kanë ndjerë që stresi i përditshëm ndikon në shëndetin e tyre.

Pjesëmarrësit të cilët kanë ndjerë që stresi ua dëmton shumë shëndetin e tyre (të tillë kanë qenë tetë për qind në grup) kanë pasur dyfish rrezik më të madh nga sulmi në zemër në krahasim me ata që kanë konsideruar që stresi nuk ka ndikim të konsiderueshëm.

Udhëheqësi i hulumtimit, shkencëtari francez, dr. Hermann Nabi, thotë se si kanë vërtetuar që perceptimi personal i ndikimit të stresit në shëndetin e pacientëve dhe rreziku i tyre nga sulmi në zemër ka qenë i pavarur nga faktorët biologjik, shprehitë e pashëndetshme dhe faktorët tjerë psikologjik.

“Rezultatet tona tregojnë që reagimi në stres ose aftësitë e personit që të përballet me stresin me të madhe dallon nga personi në person, varësisht nga mjetet në dispozicion, si ndihma e shoqërisë, aktivitet shoqërore dhe përvojat e mëhershme të stresit”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “European Heart Journal”.

“Edhe pse stresi, ankthi dhe shqetësimet janë në rritje disa vitet e fundit, kemi zbuluar që vetëm pjesëmarrësit që kanë raportuar që stresi ndikon shumë në shëndetin e tyre janë të përballur me rrezikun e rritur nga sëmundjet koronare të zemrës.”

Stresi mund t’ju motivojë që të pini duhan, të hani pashëndetshëm dhe të pini alkool, ndërsa stili i shëndetshëm i jetesës, teknikat e relaksimit dhe aktiviteti trupor mund të jenë të dobishme.

Ekspertët tjerë kanë dyshime ndaj pretendimeve të studimit dhe thonë që lidhja në mes stresit dhe sëmundjes së zemrës nuk është dëshmuar ende.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit