1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A e dini pse deti është i kripur?

Më të lexuarat

Të mirat e një uji që nuk pihet…

Për miliona vjet, mineralet dhe kripërat rrjedhin nga lumenjtë në dete dhe oqeane. Uji nga detet dhe oqeanet, si çdo ujë tjetër, humbet përmes avullimit, dhe kripa mbetet e tretur dhe e bën ujin e mbetur gjithnjë e më të kripur.

Një pjesë e kripës së oqeanit prodhohet gjithashtu nga procese të tilla si ftohja e shkëmbinjve magmatikë të kores së Tokës ose gërryerja e shkëmbinjve dhe sedimenteve në dyshemenë e oqeanit. Burimet e kripës janë substanca të ngurta dhe të gazta që dalin nga korja e Tokës përmes aktivitetit vullkanik nënujor.

Përveç dukurive dhe proceseve natyrore, përbërja kimike e ujit të detit ndikohet edhe nga jeta në det. Organizmat detarë përqendrohen dhe nxjerrin shumë elementë kimikë dhe ndikojnë në përqendrimin e tyre në det, por asnjë organizëm nuk e largon klorurin e natriumit (kripën e tryezës) nga uji.

Përqindja e kripës në det quhet kripësi dhe shprehet në gram për kilogram (g/kg), ose në pjesë për milion (ppm). Kripësia mesatare e deteve dhe oqeaneve është 35 ppm. Më të kripura janë ato dete që marrin më pak reshje, kanë më pak prurje lumenjsh dhe avullojnë më intensivisht.

Deti Baltik ka kripësinë më të ulët, vetëm 6 për mijë. Niveli i kripës në det sot është aq i lartë sa uji i detit nuk është i pijshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përdoret për qëllime të tjera. Nga një litër ujë deti mund të përftohen rreth 35 gramë kripë ushqimi.

Kripa në det e bën më të lehtë notin dhe qëndrimin në det, për këtë arsye të mësosh të notosh në det është shumë më e lehtë sesa në pishina. Vetitë shëruese të ujit të detit për shkak të kripës dhe mineraleve me të cilat është i pasur janë të njohura që në kohët e lashta dhe nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre as sot. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit