-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A duhet ta ndërpres të ngrënit kur të thirret ezani?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse shtrohet buka ndërsa muezini thërret ezanin, a ka lehtësim për t’u ushqyer dhe për lënien e namazit me xhemat?

***

Përgjigja:

Nëse njeriu ka nevojë që të ushqehet dhe vetja e tij është e ‘lidhur’ me bukën, atëherë ka lehtësim dhe ushqehet me aq sa vetja e tij qetësohet (dhe rehatohet).

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ: “Nëse shtrohet darka, atëherë filloni me darkën.”

Gjithashtu ﷺ ka thënë: “Nuk ka namaz (për njeriun) në prezencë të ushqimit dhe as kur e mundojnë dy nevojat (personale).”

Por, njeriu nuk duhet ta caktojë vaktin e bukës në kohë të namazit. Kjo lejohet në disa raste, kur bëhet pa qëllim dhe papritur, ndërsa caktimi i vaktit të bukës në kohë të namazit, kjo nuk është e lejuar.

Salih el Feuzan

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit