19.7 C
Pristina
E martë, 27 Korrik, 2021

Statistikat Afatshkurtra të Industrisë | Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Pati rritje vetëm në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM1 2021 (2017=100).

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me tremujorin e katër 2020, pati rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.13%.

Kurse, po në këtë periudhë kishin ulje sektorët e: industrisë nxjerrëse (B) me (-27.50%); industrisë përpunuese (C) me (-23.08%); dhe sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave(E) me (-1.34%).

Krahasuar TM1 2021 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2021), kishte rritje në: sektorin e industrisë përpunuese (C) me 19.29%; sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 15.05%; sektorin e furniznimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 8.07%.

Ndërsa ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-3.92%).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit