5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A duhet refuzuar festa hallouinit për vlerat e diskutueshme tek femijët dhe fatura e kripur e saj? – Nga Fabian Zhilla

Më të lexuarat


Është feste pagane mesjetare e cila feston fillimin e vitit të ri dhe kujton shpirtat e vdekur. Nga Irlanda më pas u perhap në SHBA dhe Evrope. Në vitet e fundit, në gjuhen shqipe e mesojnë dhe festojnë edhe femijët tanë. Pse e konsideroj tërësisht të tepërt si mjet didaktik për femijët në mësimin e gjuhes shqipe:
1- Është fjalë e huaj dhe femijët nuk perfitojnë asgjë nga shqipja jonë e bukur prej saj;
2- Nuk ka asnjë lidhje me traditen shqiptare. Pra si mundet në mesimin e shqipes të mesojmë femijët për një festë tê huaj. Atë mund ta mesojnë në histori me vonë nëse duhet;
3- Vlerat edukative që promovon kjo festë tek femijët janë të diskutueshme. Lexoni në tekst se çfarë bejnë femijët gjatë kësaj feste — bëjnë rrëngje, të derdhin koshin e plehrave në derë, të hedhin miell në xhamat e makinës, veshin kostume qe simbolizojnë të frikshmen dhe të errtën etj.
4- Komercializimi i kësaj feste ka një faturë të kripur dhe të pa nevojshme. Fëmijët me hir ose nga turpi duhet të shkruajnë diçka, bëjnë një kostum dhe organizojnë një festë që në fund nuk ju ndjell asnjë gjë për gjuhen shqipe?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit