3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A do t’i lejoni njerëzit të pinë alkool?!

Më të lexuarat

Pesëdhjetë vjet sundim nga Baathi (Partia Socialiste e Sirisë)!
Dyzet mijë të vrarë nga Hafiz Asadi vetëm në Hama!
Gjysmë milioni të vrarë nga djali i tij!
Tre milionë sirianë të shpërngulur nëpër botë!
Ai përdori armë kimike dhe bomba fuçi!
Bombardoi edhe çadrat ku jetonin të zhvendosurit, duke ua zhdukur edhe shpresën e mbijetesës!
Mbi dyqind mijë janë zhdukur pa gjurmë, vetëm Allahu e di për fatin e tyre!
Kur dyert e burgut Sadnaya u hapën, bota zbuloi se gjithçka e shkruar për torturat në burgje ishte veçse një hije e realitetit!

Megjithatë, Bashar Asadi mbeti president që nuk e shqetësoi Perëndimin!
Në Lindje, ai u ftua në samite si kryetar shteti! Ai ngjitej në podium për të folur për krimet e Izraelit në Gaza, të ngjashme me ato që vetë kreu kundër popullit të tij!
Por askush nuk u trazua, edhe pse dihej se ai ishte një nga vampirët më të mëdhenj të kohëve moderne!

Ai mbrojti kufijtë e pushtetit izraelit dhe tregtoi me “rezistencën,” për të cilën askush nuk pa asnjë veprim konkret në Golan. Koordinatat e rezistencës i dorëzoheshin armiqve të tij.
Më në fund, kur revolucioni triumfoi, populli u kthye në shtëpitë e veta, te familjet dhe kujtimet e tij. Çlirimi i tyre ishte një nga më të mëshirshmit në historinë moderne.
Ata nuk shkatërruan faltore, nuk ndaluan askënd nga kryerja e riteve të tij. Por paniku mbeti i pranishëm në planet!

Pastaj vjen absurdi:
Damasku u bë pelegrinazh për diplomatët që donin të dinin se si do të qeverisej vendi. Media globale fliste për ta, dhe ata ishin në top-lajmet!
BBC intervistoi Ahmed Al-Shara’a, duke i bërë pyetje që shkaktojnë neveri:
“A do t’i lejoni gratë të mësojnë?
A do t’i lejoni njerëzit të pinë alkool?”

Kjo botë papritur u shqetësua për të drejtën e grave për arsimim në Siri!
Por për trembëdhjetë vjet ato gra ishin bombarduar, vrarë, burgosur dhe përdhunuar – dhe askush nuk lëvizi asnjë gisht!
Feministet nuk mbajtën kongrese, Evropa nuk i mbështeti siç bëri me Ukrainën, madje as lot për to nuk u derdhën!

Ky është Perëndimi gënjeshtar!
Njësoj si në Afganistan, ku askush nuk qau për gratë që Amerika vrau, por sapo Amerika u tërhoq, u fol për të drejtat e grave!
Njësoj si në Gaza, ku për 440 ditë gratë shijojnë gjenocidin, dhe askush nuk shqetësohet!
Por pas luftës, gratë e Gazës do të kenë të drejta që “duhet” të mbrohen!

A do t’i lejoni njerëzit të pinë alkool?!
Ku ishit ju kur kasapi pinte gjakun e tyre?!
Ku ishit kur burrat poshtëroheshin në burgje, kur gratë pinin hidhërimin dhe fëmijët ngulfateshin në lot?!
Për pesëdhjetë vjet ju latë xhelatët të bënin ç’të donin, dhe kur populli u revoltua, dërguat flotat tuaja për t’i vrarë e për të mbrojtur naftën!
E tani vini të pyesni për arsimimin e grave dhe pirjen e verës!

Ky Perëndim nuk turpërohet!

Ed-hem Sherqavi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit