-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A do t’i deportojë Rama “gylenistët”? Ja përgjigja alarmuese e kryeministrit

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Ilva Taren në Ora News, i është përgjigjur pyetjes nëse do të deportojë gylenistët nga Shqipëria në Turqi. Rama ka dhënë një përgjijgje mjaft befasuese. Kryeministri u shpreh se rrjeti i personave që organizuan tentativën për grusht shteti në Turqi, është një rrjet i rrezikshëm dhe se “gylenistët” në Shqipëri janë nën monitorimin e autoriteteve. Por, nuk është e kuptueshme përse Rama i bashkon gylenistët me tentativën për grusht shteti në Turqi.  Sigurisht ky është versioni i Presidentit Erdogan, se Fetullah Gylen ka organizuar puçin, por deri tani qeveria shqiptare nuk ka patur qëndrim që e pohon këtë gjë. Edhe SHBA, ka refuzuar ekstradimin e Gylen, për mungesë të provave.

“Di të them që rrjeti që organizoi përmbysjen me dhunë, përmes armëve, të një qeveria të zgjedhur në Turqi, është një rrjet i rrezikshëm. Kur vjen puna te Shqipëria, sigurisht që individë që supozohen të lidhur me atë rrjet i mbajmë në vëmendje sepse bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtarë. Nuk është me nëse, është shumë e thjeshtë, nuk kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi, si gjëra që mund të kalohen lehtë. Është një rrjet që arriti të penetrojë në shtabet më të larta të ushtrisë apo policisë dhe bëri atë që pa e gjithë bota. Jemi shumë të vëmendshëm, nuk do ta toleronim kurrë kërcënimin e sigurisë tonë”, u shpreh Rama. 

Duke qenë se gazetarja pyeti drejtëpërdrejtë për “gylenistët”, atëherë përgjigja e kryeministrit për këtë “rrjet të rrezikshëm”, lë të kuptohet se kryeministri mendon “gylenistët” e kanë organizuar grushtin e shtetit. Përgjigja e Ramës, duket se është një paralajmërim se turqit e klasifikuar si gylenistë, mund të kenë fatin e gylenistëve turq që u rrëmbyen dhe deportuan nga Kosova për në Turqi.

Duket se kryeministri Rama po fillon të ndërtojë alibinë, për të deportuar “armiqtë” e vëllait Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit