-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A do ta rrëzojë qeverinë Amerika apo Gazeta Express?

Më të lexuarat

Vec ata qe nuk jane te sigurt ne vetvete, kqyrin me imitu dike tjeter, mu bo si dikush tjeter.

Ma thjesht, ata qe jane pa identitet, se gjithmone krijimi osht ma i zorshem se imitimi.

Imitimi, me sakte vjedhja, e formateve te huaja televizive nuk ka qene risi tek ne. Kjo tashti ka kalu me ni shkalle ma te nalt, me imitimin e media moguleve.

Nje imitim i tille i GazetaExpress e T7 ka qene para zgjedhjeve kur kane vendos ‘zyrtarisht’ me perkrahe Vjosa Osmanin per kryeministre.

Kete send mediat amerikane e bajne moti kohe, e tek ne ka fillu vitin e kalum.

E ni tjeter ane ku mediat perkrahin politikanet e kauzat, osht ajo e perkrahjes se qarte te nje ideologjie, apo partie. Tek ne ideologji nuk ka, po parti sa te dush.

Expressi, edhe pronari i saj, per te cilin para 15 viteve kam pas mendim shume ma ndryshe, po tenton me lujt ‘baben’ e mediave me ane te rrjetit te mediave te tija.

Qe nga krijimi i qeverise, mundemi me verejte qellimin e tij te manipulimit te mases me lajme ‘bombastike’, te cilat fillimisht u pergenjeshtruan nga BIRN.

Epshi i tij per me i deshmu ish-partiakeve te tij se ‘baba i mediave’ mundet me rrezu ni qeveri – PAN-in, me pru ni qeveri tjeter – VV-LDK, edhe me rrezu prape, nuk ka kufi.

Nuk e ka per Kosoven, per popullin.
Nuk e ka pas kurre, se krejt ‘bagazhin’ informativ e ka ndertu mbi clickbait artikuj, edhe kategorine ‘roze’.

Nuk eshte i vetmi, por e bene me se miri kete ‘engjellimin’ para mases.
Edhe kesaj po i vjen fundi, se pos pleqve, nuk ka kush qe i lexon a shikon mediat e tij!

Rrini rehat, edhe rrini ne shpi, se virusi e keto.

 

Luan Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit